Tregues për komuna të gjelbra 

Ekzistojnë disa tregues për të monitoruar nëse një komunë është me të vërtetë e gjelbër, si për shembull:

•        sa banorë ka;

•        sa hapësira të gjelbra për kokë banori;

•        sa për qind e urbanizimit ndodh në pjesët tashmë të urbanizuara dhe sa në sipërfaqet e gjelbra;

•        me sa për qind merr pjesë çdo lloj transporti;

•        numri mesatar i automjeteve për familje;

•        përqendrimi mesatar vjetor i grimcave PM2.5 dhe PM10 në ajër;

•        konsumi i ujit për kokë banori; përqindja e ujërave të zeza të trajtuara;

•        sa për qind e banorëve janë të lidhur ligjërisht me sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe të furnizimit me ujë;

•        qasje në burimet e rinovueshme të energjisë;

•        në cilat mënyra trajtohen mbeturinat.

Ose në numra, një komunë është e gjelbër:

•        nëse dendësia e popullsisë varion ndërmjet 7.000 dhe 20.000 njerëz për kilometër katror;

•        nëse ka mbi 10.000 hektarë sipërfaqe të gjelbra për 100.000 banorë;

•        nëse mbi 40% e urbanizimit bëhet në parcela tashmë të urbanizuara;

•        nëse pjesëmarrja e transportit publik është mbi 50%;

•        nëse ka më pak se 0,5 automjete për familje;

•        nëse konsumi i ujit për kokë banori është mbi 90%;

•        nëse mbi 60% e ujërave të zeza trajtohen;

•        nëse ndotja mesatare vjetore me PM2.5 dhe PM10 është më e ulët se kufijtë e sipërm të lejuar;

•        nëse mbi 90% e popullsisë është e lidhur ligjërisht në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike;

•        nëse më shumë se 20% e totalit të energjisë elektrike prodhohet nga burime të rinovueshme (BRE)

•        nëse ka një ekonomi rrethore aktive dhe të zhvilluar

•        Përveç kësaj, duke pasur parasysh planifikimin e dobët urbanistik në Maqedoninë e Veriut, koncepti i qytetit 15  HYPERLINK “https://www.15minutecity.com/”minutësh është një parakusht i detyrueshëm që një komunë e Maqedonisë së Veriut ta meritojë titullin “e gjelbër”. Ky koncept nënkupton planifikimin e qyteteve për njerëzit, ku do t’i kemi të gjitha shërbimet bazë dhe do të mund t’i plotësojmë të gjitha nevojat tona brenda 15 minutave në këmbë ose me biçikletë nga shtëpitë tona.

Burimi: Vendosja e kritereve për qytetet e gjelbra për qytetet në zhvillim

Qëllimi i ekzistencës së komuniteteve të tilla është garantimi i mbijetesës së llojit njerëzor në Tokë, sepse zhvillimi i qëndrueshëm nuk i kundërshton, por përkundrazi. – harmonizon ekologjinë dhe ekonominë – është i vetmi model i zhvillimit ekonomik që mund t’i zbusë efektet e krizës klimatike, energjetike, financiare dhe shëndetësore që po e tronditin botën. Komunitetet e gjelbra janë një hallkë e rëndësishme në zinxhir dhe një urë për shoqëritë e drejta të së ardhmes.

E ardhmja e gjelbër e komuniteteve njerëzore varet shumë nga zhvillimi i balancuar. Sot, mbi gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete dhe vlerësohet se deri në vitin 2050. kjo statistikë do të rritet në 70%. Qytetet janë nxitësit e rritjes ekonomike dhe kontribuojnë me më shumë se 80% në PBB-në globale, por ato janë gjithashtu burimi i më shumë se 70% të emetimeve globale të gazeve serrë. Nëse planifikohet dhe menaxhohet mirë, zhvillimi urban mund të jetë i qëndrueshëm dhe mund të gjenerojë prosperitet gjithëpërfshirës. Megjithatë, urbanizimi i shpejtë dhe i planifikuar keq çon në shumë sfida, duke përfshirë mungesën e banesave me çmime të përballueshme, infrastrukturën e pamjaftueshme (si transporti publik dhe shërbimet bazë), hapësira të kufizuara të hapura/publike, nivele të pasigurta të ndotjes së ajrit dhe rrezik të shtuar nga ndryshimet klimatike. Hendeku i thellë i pabarazisë që pandemia e KOVID-19 dhe krizat e tjera kaskadë i kanë theksuar edhe më shumë, e nënvizon më tej rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm urban. Forcimi i gatishmërisë dhe rezistencës së qyteteve ndaj pasojave të fatkeqësive ekologjike të shkaktuara nga kriza klimatike, duke përfshirë edhe infrastrukturën me cilësi të lartë dhe qasjen universale në shërbimet bazë, është me rëndësi thelbësore në fazën e rimëkëmbjes dhe për aftësinë tonë për t’iu përgjigjur krizave me të cilat do të përballemi. në të ardhmen.