Sa më i madh të jetë numri i banorëve në një vendbanim, aq më e madhe është larmia e nevojave, kuptimeve, nivelit të vetëdijes dhe aq më e vështirë është të ndryshohen gjërat shpejt.
Por, statistikat botërore tregojnë se alarmi është ndezur madje edhe në qytetet më të mëdha, sado të ngadalta, ato i ndryshojnë praktikat e tyre dhe po kalojnë drejt qëndrueshmërisë.
Qyteti së fundmi e miratoi strategjinë ambicioze të zhvillimit “Talin 2035”. Plani e përfshin neutralitetin e karbonit, përshtatjen klimatike, inovacionin, shëndetin, lëvizshmërinë, biodiversitetin, ekonominë rrethore, energjinë e qëndrueshme dhe prodhimin e ushqimit. Shumë kohë përpara kësaj, Talini e demonstroi përkushtimin e tij ndaj përshtatjes klimatike. Janë zbatuar masa të shumta relevante, si p.sh. sistemet e menaxhimit të ujërave atmosferikë dhe rimodelimi i rrugëve.
Për sa i përket lëvizshmërisë urbane, Talini i ka vendosur vetes një qëllim: banorët e tij duhet të jenë në gjendje të arrijnë në çdo destinacion përfundimtar brenda 15 minutave përmes çdo lloji të lëvizjes aktive (ecjes, biçikletës, skuterit). Përveç kësaj, qyteti ka ofruar transport publik falas për banorët e tij që nga viti 2013, duke e bërë atë qytetin e parë evropian që e ofron një shërbim të tillë.
Me terrenin që e kufizon natyrshëm zgjerimin urban, qyteti alpin i Grenoble është tani qyteti i tretë më i dendur i populluar në Francë (jashtë rajonit Ile-de-France) me 8.861 banorë për km². Ky kufizim është bërë një avantazh: qyteti nuk ka zgjidhje tjetër veçse të mbështetet në rigjenerimin dhe rehabilitimin urban, transportin publik efikas dhe hapësirat publike cilësore për të rindërtuar veten. Këtë e theksojnë programet për rigjenerimin urban dhe transformimin e zonave tashmë të urbanizuara (brownfields) në lagje ekologjike. Qyteti është një qendër e rëndësishme për hulumtim, teknologji dhe inovacion me një përqindje të lartë të vendeve të punës në hulumtim dhe zhvillim me një përzierje të industrive tradicionale dhe të teknologjisë së lartë, duke përfshirë edhe energjinë e rinovueshme.
Për shkak të topografisë së tij, Grenoble është detyruar të shfrytëzojë në maksimum hapësirën e kufizuar të gjelbër të qytetit dhe është i përkushtuar për ta përmirësuar mjedisin jetësor të qytetit përmes përdorimit të hapësirave të gjelbra, zbatimit të protokollit ambicioz për planifikimin urban dhe përmes rritjes së numrit të kopshteve urbane në qytet. Komuna e inkurajon krijimin e kopshteve në shtëpitë individuale dhe gjelbërimin vertikal, ka një program ambicioz të mbjelljes së pemëve dhe vë në dispozicion të banorëve sipërfaqe të papërdorura për të krijuar kopshte të vogla. Në 15 vitet e fundit, qyteti është rigjeneruar dhe në mënyrë aktive krijon parqe të reja. Lagjet ekologjike të Grenoble-it fitojnë çmime, ndërsa lagjja ekologjike Flaubert është një mostër e shkëlqyer për zhvillimin e qyteteve të së ardhmes.

Në Lahti, 99% e njerëzve jetojnë në largësi prej 300 metrave nga sipërfaqet e gjelbra urbane. Qyteti u mundëson banorëve të tij të shijojnë natyrën në mënyra të ndryshme, duke u ofruar aktivitete rekreative si skijim, mbledhje të manaferrave të egra dhe kërpudhave.
Lahti ka një sistem të menaxhimit të mbeturinave me cilësi të lartë, me një përzgjedhje të fortë dhe mbresëlënëse të infrastrukturës për trajtim që u shërben banorëve, duke përfshirë termocentralet me biogaz dhe impiantet e klasifikimit. Falë zhvillimit afatgjatë në menaxhimin e mbeturinave, qyteti krijon lloje të reja të vendeve të punës në kompanitë që funksionojnë sipas parimit të ekonomisë rrethore. Madje 99% të mbeturinave shtëpiake përdoren si burim, gjegjësisht riciklohen: një e treta përdoret për të prodhuar materiale të ricikluara dhe dy të tretat e tjera përdoren për të prodhuar energji. Qyteti ka objekte të përbashkëta që shkëmbejnë energji dhe materiale, gjë që është një shembull impresionues i simbiozës industriale. Emetimet e gazeve serrë në Lahti janë ulur për 70% në krahasim me nivelet e vitit 1990 me atë që qyteti synon të bëhet neutral ndaj karbonit deri në vitin 2025, dhjetë vjet përpara Finlandës, e cila ka vendosur që qëllimin e saj të neutralitetit të karbonit ta arrijë në vitin 2035.
Më poshtë janë dhënë disa shembuj të fshatrave ekologjikë ose komuniteteve më të vogla të qëndrueshme në aspekt ekologjik.


Suderbyn është një fshat ekologjik në Suedi në ishullin Gotland, në zemër të Detit Baltik. Për më shumë se dhjetë vjet, komuniteti ka tërhequr shumë të rinj nga e gjithë bota për të mësuar dhe përjetuar permakulturën, urbanizmin ekologjik dhe energjinë e rinovueshme.
Komuniteti është shumë dinamik, ka midis 15 dhe 40 anëtarë dhe mbështetet në dy organizata kryesore: një shoqatë që menaxhon pjesën arsimore dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe një kooperativë për nevojat e përditshme të banorëve të fshatit ekologjik. Suderbyn aspiron të bëhet një qendër arsimore ku do të mësohet për jetën e qëndrueshme përmes permakulturës, duke përfshirë ushqimin lokal sezonal, zero mbeturina dhe ekonomi rrethore.Fokusi i komunitetit është aktualisht në një projekt i quajtur Rrethi i mbyllur me të cilin ata synojnë të zhvillojnë një prototip të një sistemi rrethor për prodhimin e ushqimit dhe energjisë, i zbatueshëm kudo: madje edhe në zona të ftohta dhe të ndjeshme biologjikisht. Sistemi bazohet në parimin e ekonomisë rrethore, ku asgjë nuk humbet veçse ripërdoret.

Komuniteti i qëndrueshëm i Findhorn ndodhet në gjirin Morej dhe synon të reduktojë plotësisht gjurmën e tij të karbonit. Bukuria e Findhorn qëndron në kopshtet, arkitekturën ekologjike dhe kujdesin në ndërtimin e komunitetit, për të cilën gjë ata e morën çmimin e UN- për praktikat më të mira.
Shtëpitë me zero karbon në Findhorn janë bërë vetëm nga materiale natyrore. Ata kanë “mure që marrin frymë”, sisteme diellore pasive për ujë dhe energji elektrike. Banorët e rinj kanë liri të plotë kreative për të ndërtuar sipas projektit të tyre, si dhe mund të marrin me qira një ndërtesë tashmë të ndërtuar. Ushqimi i nevojshëm për komunitetin kultivohet në kopshtet Cullerne. Megjithatë, shumë banorë lokalë kanë dëshirë ta ndajnë kopshtin e tyre me fqinjët e tyre. Findhorn ka monedhën e vet, eko, me të cilën mund të krijojë një ekonomi të qëndrueshme.

Torre Superiore është një fshat i qëndrueshëm mesjetar i shekullit të katërmbëdhjetë pranë Detit Mesdhe. Qëllimi i ripërtëritjes së komunitetit është rigjenerimi i aspekteve ekonomike dhe sociale të fshatit, me prioritet qëndrueshmërinë.
Fshati praktikon bujqësi organike për kultivimin e pemëve dhe perimeve me të cilat ushqehet komuniteti, ata përdorin panele termike diellore dhe tualete që punojnë në parimin e kompostimit. Një nga qëllimet e tyre është krijimi i vendeve të punës të qëndrueshme ekologjike që do të garantojnë solidaritet social.
Të gjitha materialet e përdorura për rindërtimin e ndërtesave janë ekologjike. Praktikohen teknikat e ndërtimit të gjelbër, përdoren fibra kokosi, tapë dhe materiale lokale nga fshati.
Torri Superiore bashkëpunon me agjencitë lokale për ta promovuar turizmin ekologjik, tregtinë lokale dhe mbështetjen dhe mbrojtjen sociale.
