Maqedonisë i mungon vendimmarrja dhe menaxhimi i vërtetë pjesëmarrës dhe demokratik i burimeve natyrore. Na duhen mekanizma për informim objektiv dhe të saktë të komunitetit, e po ashtu edhe mjete për vendimmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në proceset vendimmarrëse. Duke marrë parasysh atë aktivitetet e një komune varen nga buxheti, mund të konkludojmë se ai është dokumenti prioritar mbi përmbajtjen e të cilit komuniteti duhet të ketë njohuri, të dhëna dhe kontroll.
Forumet qytetarëve të buxhetit (buxhetet me pjesëmarrje) janë një mjet shumë i fuqishëm që mund ta kontrollojë drejtpërdrejt shpërndarjen e financave të përbashkëta. Ato mund të futen si të detyrueshme në statutet e njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) dhe kështu të bëhen një proces i detyrueshëm i përpilimit të buxhetit të një NJVL-je.
Një shembull i tillë i mirë është Lisbona, e cila u shpall si Kryeqyteti i Gjelbër Evropian në vitin 2020 Qyteti e prezantoi planifikimin e buxhetit me pjesëmarrje në vitin 2008, duke u mundësuar banorëve t’i paraqesin idetë e tyre për projekte dhe të votojnë për ato që duan të shohin të financuara gjatë vitit të ardhshëm. Në vitin 2019, kryetari i komunës së Lisbonës njoftoi për herë të parë se buxheti me pjesëmarrje do të jetë i gjelbër, gjë që do ta intensifikojë luftën për t’i zbutur pasojat e krizës klimatike, si dhe për t’iu përshtatur ndryshimeve të reja. Ajo që është shumë e rëndësishme në lidhje me planifikimin me pjesëmarrje të buxhetit në Lisbonë është se qyteti ka krijuar mekanizma për t’i përfshirë në mënyrë efektive të rinjtë në proces dhe për ta sjellë më afër tyre luftën për shoqëri të qëndrueshme. Përveç të rinjve, fokusi është edhe tek të moshuarit dhe emigrantët, të cilët shpeshherë harrohen ose përjashtohen plotësisht nga proceset e planifikimit në shoqëri.