Teknologjia në luftën kundër ndotjes së ajrit

Ne kemi nevojë për baza të dhënash të menaxhuara në mënyrë të pavarur, me informacion të kuptueshëm, sepse bëhet fjalë për shëndetin tonë dhe shëndetin e njerëzve tanë të dashur. Një bazë e tillë e të dhënave është aplikacioni Ajri im – МојВоздух (AirCare) , i cili u shfaq në vitin 2014. Autor i tij është inxhinieri i softuerit  dhe aktivisti, Gorjan Jovanovski, i cili në atë kohë e zgjidhi problemin e mungesës së të dhënave për ajrin që e thithim përmes këtij aplikacioni, i cili i shfaq të dhënat për ndotjen e ajrit që i merr nga stacionet matëse shtetërore në mënyrë të kuptueshme lehtë nga të gjithë qytetarët – dhe me këtë shkaktoi një rritje të perceptimit të publikut për atë se sa i ndotur është ajri në Maqedoni në një kohë relativisht të shkurtër, por gjithashtu nxiti protesta në mbarë vendin pasi njerëzit mësuan se sa e keqe është cilësia e ajrit që e thithin. Ky presion ndikoi te institucionet dhe i detyroi ato të fillonin me zbatimin e politikave dhe masave konkrete, duke përfshirë presionin ndaj industrisë për të instaluar dhe përdorur filtrat gjatë punës së tyre.