Kryetari i komunës dhe Këshilli i komunës janë në nivelin e njëjtë të pushtetit (legjislativ dhe ekzekutiv). Kjo do të thotë se kryetari i komunës dhe Këshilli i komunës kanë të njëjtat të drejta dhe mundësi për të krijuar, zbatuar dhe influencuar mbi politikat e vetëqeverisjes lokale.
Këshilli ka kryetarin e vet dhe, varësisht nga madhësia dhe kompetencat, ekzistojnë organe të ndryshme në formë të komisioneve të përhershme dhe jo të përhershme për fusha të ndryshme.
Si përfshihen qytetarët e kategorive të ndryshme në vendimmarrjen në nivel komunal?
Zgjedhjet lokale janë hapi i parë për përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes. Megjithatë, përfshirja e qytetarëve në këtë proces nuk përfundon me ditën e zgjedhjeve. Përveç pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale, qytetarët kanë mundësi të marrin pjesë drejtpërdrejt në punën e komunave përmes:
• iniciativave qytetare,
• tubimeve të qytetarëve,
• referendumit.
Mënyrat në të cilat qytetarët mund të përfshihen janë:
1) parashtresat dhe propozimet
2) tribunat publike, anketat dhe propozimet, si forma shtesë të përfshirjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal.