Si të përballemi me ndotjen e ajrit?

Problemi i ndotjes së ajrit nuk është aktual vetëm në ditët e dimrit, kur situata është jashtëzakonisht alarmante. Ai ekziston dhe vazhdon gjatë gjithë vitit, me atë që e përjeton kulmin e tij gjatë ditëve më të ftohta. Bëhet fjalë për fizikë të thjeshtë. Ajri i ftohtë është më i rëndë dhe për këtë arsye qëndron poshtë, ndërsa ajri i ngrohtë është më i lehtë dhe shkon lart. Kur është verë – temperaturat e larta na lejojnë të thithim ajër më të pastër, por kur është ftohtë – duhet vetë të përballemi me pasojat e mënyrës së jetesës.

Nëse duam ta eliminojmë ndotjen, fillimisht duhet të jemi të vetëdijshëm për problemin gjatë gjithë vitit. Hapi tjetër është të mos lejojmë që lufta jonë të jetë luftë fushate (sezonale), por e vazhdueshme dhe këmbëngulëse.

Informimi i njerëzve për shtrirjen dhe ashpërsinë e problemit është hapi i parë në rritjen e ndërgjegjësimit.