Kur komunikoni për ndryshimet klimatike, është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm për mesazhet që i dërgoni, sepse ato duhet t’i motivojnë të rinjtë për veprim, e jo t’i dekurajojnë ose t’i bëjnë të ndihen të pafuqishëm dhe të parëndësishëm. Toni i komunikimit tuaj duhet të jetë gjithmonë pozitiv dhe proaktiv.
Pse është kjo e rëndësishme?
Një numër në rritje i të rinjve përballen me ankth ekologjik. Ankthi ekologjik i referohet frikës nga dëmtimi ekologjik ose katastrofa ekologjike. Kjo ndjenjë ankthi bazohet kryesisht në gjendjen aktuale dhe të parashikuar në të ardhmen të mjedisit jetësor dhe ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu.
Si të ndikojmë në ankthin ekologjik?
• Ndryshoni shprehitë tuaja personale dhe shprehitë e familjes suaj.
Shembull: Vendoseni termostatin disa gradë më ulët, zgjidhni të ecni ose të shkoni me biçikletë në shkollë/punë, të mbillni një kopsht në oborrin e shtëpisë, etj.
• Offline ose online, lidhuni me aktivistë ekologjikë nga komuniteti juaj lokal dhe diskutoni së bashku se çfarë mund të bëni për komunitetin tuaj.
Pse është e rëndësishme si aktivistë të mësoni të komunikoni në mënyrë të sigurt?
Komunikimi i sigurt nënkupton aftësinë për të shprehur të drejtat tuaja, ndjenjat dhe opinionet tuaja, ose për të kërkuar diçka që dëshironi ose që keni nevojë, në një mënyrë të besueshme, të ndershme dhe të sjellshme.
Ekzistojnë tre karakteristika të komunikimit të sigurt, të njohura në anglisht si “the three C’s of assertive communication”:
• Confidence (vetëbesimi) – Nëse besoni fort në veten tuaj dhe në atë që e thoni, trupi dhe fizionomia juaj do ta pasqyrojnë këtë dhe do t’i mundësojnë audiencës suaj ta marrë seriozisht atë që keni për ta thënë.
• Clarity (qartësia) – Kur flisni, duhet të jeni të saktë dhe të qartë. Mbani në mend se komunikimi është gjithmonë i dyanshëm, ndaj mos kini frikë të bëni pak përpjekje shtesë që t’ju kuptojnë më mirë.
Shembull për fjalim asertiv https://www.youtube.com/watch?v=_23TQiHAlRE