Përcaktimi i termit komunikim
Komunikimi është procesi i shkëmbimit të informacionit përmes një sistemi të përbashkët simbolesh. Në përgjithësi, kur bëhet ndarja e komunikimit, mendohet në:
• Komunikimi verbal
Komunikimi verbal i referohet shkëmbimit të mesazheve duke përdorur fjalë. Komunikimi i suksesshëm verbal nënkupton përdorimin e fjalëve të duhura në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur.
• Komunikimi joverbal
Komunikimi joverbal nënkupton komunikimin pa fjalë, gjegjësisht përcjelljen e një mesazhi duke përdorur sinjale joverbale dhe pa shenja verbale. Që të jetë i suksesshëm, marrësi i mesazhit duhet ta pranojë mesazhin ashtu siç e kemi dërguar.
Komunikimi verbal | Komunikimi joverbal |
Përdor fjalë të shkruara dhe të folura, andaj ndahet në komunikim të shkruar dhe të folur. | Përdor shenja pa fjalë dhe/ose forma të ndryshme: vizuale, audio-vizuale, digjitale etj. |
I lehtë për t’u kuptuar dhe shumë mirë i strukturuar. | Më i vështirë për t’u kuptuar sepse ndonjëherë i mungon struktura formale. |
Mundësi e ulët për të mos e dhënë mesazhin siç e parashikojmë. | Mundësi e madhe që mesazhi që duam ta dërgojmë do të ndryshohet. |