Si mund të kontribuojë pjesëmarrja e të rinjve në mbrojtjen e mjedisit jetësor?

Ndryshimet klimatike, janë një kërcënim në rritje për jetën dhe ekzistencën e njeriut dhe biodiversitetin. Ngurrimi i elitave politike për t’i përfshirë të rinjtë në marrjen e vendimeve politike për klimën është një problem global. Të rinjtë janë shpesh pa vend në tavolinë ose të shtyrë në periferi të proceseve politike. Ata shpesh përjashtohen nga vetë vendimet që ndikojnë më së shumti në jetën dhe të ardhmen e tyre. Pavarësisht margjinalizimit politik ndaj tyre, të rinjtë janë dëshmuar se janë politikisht aktivë dhe kanë investuar në përpjekjet për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe përshtatje paqësore klimatike. Duke pasur parasysh se kriza klimatike kërcënon gjithnjë e më shumë aftësinë e qeverive demokratike për të dhënë rezultate për qytetarët, qeveritë duhet të pranojnë se angazhimi me lëvizjet klimatike të të rinjve duhet të jetë një qëllim strategjik në miratimin e politikave për zbutjen dhe përshtatjen e klimës. Të rinjtë, veçanërisht ata të prekur në mënyrë disproporcionale nga ndryshimet klimatike, duhet të angazhohen thellësisht në përpjekjet politike për të zbutur degradimin e mjedisit jetësor. Aktivistët rinorë për klimën tashmë avokojnë për një mori çështjesh dhe komunitetesh – duke e kombinuar këtë mbështetje me mundësinë e rinovimit demokratik dhe përparimit në vendet që luftojnë me polarizimin politik dhe apatinë qytetare (shih videon).

 Për shembull, aktivistët e rinj për klimën nga Kolumbia deri në Ugandë u kanë bërë thirrje me sukses qeverive të tyre që të ndërmarrin veprime domethënëse: duke iu bashkuar marrëveshjeve ndërkombëtare për të kufizuar emetimet e karbonit, duke miratuar legjislacionin e fokusuar në klimën dhe duke e zbutur korrupsionin, dhe të tjera. Aktivistët e rinj për klimën (shih videon) madje i paditën qeveritë e tyre në gjykatë për mosveprimin

 në lidhje me klimën. Pavarësisht aktiviteteve dhe fushatave të guximshme (shih videon) për avokimin e udhëhequr nga të rinjtë, lëvizja ekologjike duhet të bëjë presion mbi ndikimin politik, i cili është i nevojshëm për t’i dhënë fund më lehtë krizës klimatike në shumë nivele (shih videon).