Përgjigjen në këtë pyetje e jep ekonomia rrethore. Modelet ekonomike luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe janë pjesë e pashmangshme e luftës kundër krizës klimatike. Ekonomia rrethore është një nga shtyllat më të rëndësishme të veprimit klimatik. Ajo përfaqëson një model prodhimi dhe konsumi që përfshin ndarjen, huazimin, ripërdorimin, riparimin, avancimin dhe riciklimin e materialeve dhe produkteve ekzistuese sa më shumë që të jetë e mundur për të krijuar një vlerë të shtuar. Në këtë mënyrë zgjatet cikli i jetës së produktit. Praktikisht, kjo nënkupton minimizimin e mbeturinave, sepse ekonomia rrethore nuk njeh mbeturina, por vetëm burime. Ekonomia rrethore është e kundërta e modelit tradicional ekonomik linear i cili bazohet kryesisht në konceptin e “hedhjes”, i cili kërkon shfrytëzimin e një sasie të madhe materialesh dhe energjie të lira dhe lehtësisht të disponueshme.