Shtylla e dytë e Konventës së Arhusit – pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje

2.1 Konsultimet me të rinjtë

Si një KRL që punon për të gjithë të rinjtë, anëtarët e KRL-së duhet gjithashtu t’i informojnë dhe të mund të konsultohen edhe me të rinjtë që nuk janë anëtarë të organizatave. Kjo mund të bëhet përmes ngjarjeve publike ose konsultimeve. Konsultimet mund të kryhen edhe në mënyrë elektronike ose përmes anketës. Konsultimet e këtilla duhet të jenë në dispozicion për të gjithë dhe të rinjtë duhet të jenë të lirë t’i shprehin nevojat dhe problemet e tyre që lidhen me mjedisin jetësor dhe mbrojtjen e natyrës. Për nevoja më specifike, KRL-ja mund të organizojë takime si me të rinjtë ashtu edhe me vendimmarrësit në mjedisin jetësor duke përdorur metodën e “dialogut strukturor”, me ç’rast për një çështje të caktuar në një vend mund të dëgjohen mendimet e të rinjve dhe të vendimmarrësve ose të përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse lokale ose kombëtare. Konsultimet kryhen në procedurat për realizimin e projekteve që do të kishin dëme të konsiderueshme mbi mjedisin jetësor, si dhe në miratimin e strategjive, planeve dhe programeve si dokumente planifikuese për mjedisin jetësor.

 2.2 Prania në seancat e Këshillit të komunës

Funksioni kryesor i KRL-së është të jetë zëri i të rinjve gjatë krijimit të politikave dhe marrjes së vendimeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor në komunë. Anëtarët e KRL-së kanë të drejtë të marrin pjesë, të propozojnë pika në rendin e ditës së Këshillit të komunës dhe të iniciojnë çështje për të rinjtë nga fushëveprimi i punës së komunave. Pjesëmarrja në seancat e Këshillit të komunës është e detyrueshme për anëtarët e KRL-së. Ky është një nga rolet dhe mundësitë më të rëndësishme të Këshillit Rinor Lokal – të përcjellë kërkesat e të rinjve për mbrojtjen e mjedisit jetësor në Këshillin e komunës dhe të përpiqet t’i shndërrojë ato në politika dhe zgjidhje reale.

­­­________________________________________________________________________

2.3 Përgatitja e propozimeve dhe iniciativave për kryetarin/en dhe/ose për kryetarin/en  Këshillit për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Pasi anëtarët e KRL-së të kenë identifikuar nevojat e të rinjve dhe mendimet e tyre dhe të kenë ndërtuar qëndrim mbi atë që mund të ndërmerret për të mbrojtur mjedisin jetësor, këtë duhet ta shndërrojnë në rekomandim për një politikë të caktuar për komunën. Në fakt, roli kryesor i KRL-së është t’i përfaqësojë nevojat e të rinjve para vendimmarrësve në institucione përmes avokimit. Procesi i përfaqësimit institucional mund të jetë:
• joformal përmes mbledhjeve dhe takimeve me kryetarin/en e komunës, kryetarin/en e këshillit, këshilltarët ose administratën e komunës;
• formal duke parashtruar propozime me shkrim.

2.4 Një shembull pozitiv i konsultimeve me publikun

Takimi konsultativ i Këshillit të Evropës “Kriza klimatike, të rinjtë dhe demokracia”

Për shembull, “Të Premtet për të Ardhmen” (Fridays for the Future), si një “lëvizje e pastrukturuar” globale mobilizon mijëra të rinj në mbarë botën. Ajo u mundësoi shumë të rinjve të fitojnë përvojë duke e marrë fjalën për herë të parë. Ajo hasi në një përgjigje të kufizuar, në mos edhe me mosdije të plotë, të autoriteteve ekzistuese, duke e vënë në pikëpyetje rëndësinë ose relevancën e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset demokratike. Rreth kësaj teme pritej të organizohej Forumi Botëror për Demokracinë i vitit 2020, “A mund ta shpëtojë demokracia mjedisin jetësor?”. Duke pasur parasysh mobilizimin e të rinjve para pandemisë për mjedisin jetësor, mund të jetë po aq i rëndësishëm transformimi i pyetjes në “A mund ta shpëtojë mjedisi jetësor demokracinë?”.

Takimi konsultativ “Kriza klimatike, të rinjtë dhe demokracia” u zhvillua në datat 16-18 shkurt të vitit 2021 në internet dhe lidhi palë të interesuara dhe ekspertë të ndryshëm për të rinjtë dhe krizën klimatike: anëtarë të Këshillit të Përbashkët për të Rinjtë, aktivistë individualë dhe anëtarë të lëvizjeve rinore që angazhohen për veprim për krizën klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, liderë të rinj dhe punëtorë rinorë aktivë në çështjet që lidhen me mjedisin jetësor dhe krizat klimatike, organizata evropiane dhe ndërkombëtare që merren me ndryshimet klimatike , ekspertë kombëtarë për çështjet rinore dhe mjedisin jetësor dhe hulumtues për ndryshimet klimatike dhe demokracinë.

Së bashku ata reflektojnë për atë sesi politikat rinore dhe proceset e pjesëmarrjes së të rinjve duhet t’i marrin parasysh nevojat që dalin nga kriza klimatike dhe shqetësimet e të rinjve.