
Roger Hart zhvilloi modelin e niveleve të pjesëmarrjes së të rinjve në vitin 1995. Në varësi të zhvillimit demokratik të një shoqërie, dallohen këto nivele:
Projekte apo ide të iniciuara nga të rinjtë, të cilët i inkurajojnë të rriturit të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes si partnerë.
Projektet apo idetë e iniciuara drejtpërdrejt nga të rinjtë, të rriturit mund të përfshihen për të ofruar mbështetjen e nevojshme, por projekti mund të realizohet edhe pa ndërhyrjen e tyre.
Proceset iniciohen nga të rriturit, por të rinjtë ftohen në vendimmarrje dhe marrin përgjegjësi si partnerë të barabartë.
Projekte që iniciohen dhe realizohen nga të rriturit, ndërsa të rinjtë japin këshilla dhe propozime dhe informohen se si këto propozime kontribuojnë në vendimet apo rezultatet përfundimtare.
Projekte të iniciuara dhe të zbatuara nga të rriturit, ndërsa të rinjtë ftohen të marrin role apo detyra të caktuara në kuadër të projektit dhe janë të vetëdijshëm për ndikimin që e kanë në realitet.
Të rinjtë kanë disa role në kuadër të projekteve, por nuk kanë ndikim real në asnjë vendim. Ekziston një pasqyrë e rreme (me dashje ose pa dashje) se të rinjtë marrin pjesë, kur në fakt nuk kanë zgjidhje për atë se çfarë bëjnë dhe si e bëjnë.
Të rinjtë janë të nevojshëm në këtë proces për t’i përfaqësuar të rinjtë si një grup i pafavorizuar. Ata nuk kanë ndonjë rol të rëndësishëm, por si edhe çdo dekorim vendosen në një vend të dukshëm në kuadër të një projekti apo organizate në mënyrë që të dallohen lehtësisht nga jashtë.
Të rinjtë janë të ftuar të marrin pjesë në projekt, por nuk kanë ndikim real në vendimet dhe rezultatet. Në fakt, prania e tyre përdoret për të arritur disa qëllime të tjera, si për shembull fitimi i zgjedhjeve lokale, ofrimi i një pasqyre më të mirë për një institucion apo sigurimi i disa fondeve shtesë nga institucionet për të mbështetur pjesëmarrjen e të rinjve.