Komisionet e gjelbra të të rinjve të udhëhequr nga “Go Green” zhvilluan një pyetësor – “Propozimi im për një komunë të gjelbër”, duke përfshirë 6 komuna (Aerodrom, Kisella Vodë, Karposh, Çair, Prilep, Kumanovë). Pyetësori u plotësua nga më shumë se 550 të rinj, të cilët i dhanë idetë dhe sugjerimet e tyre se si komunat e tyre të bëhen më ekologjike dhe më të gjelbra. Në pyetësor, të rinjtë shënonin ndonjë propozim dhe zgjidhje konkrete në mjedisin e tyre. Më pas, komisionet e gjelbra të të rinjve nga komunat e sipërpërmendura i filtruan dhe i përzgjodhën propozimet më të mira dhe më të përshtatshme që janë në kompetencën e komunës, për t’ua paraqitur kandidatëve dhe kandidateve për kryetarë komunash në komunat e përmendura. Kërkesa mund të gjenden në këtë link.
Si vazhdimësi e këtyre kërkesave, “Go Green” zbaton një projekt për aktivizmin rinor për komunat e gjelbra përmes edukimit dhe mobilizimit të aktivistëve të rinj, juristëve të rinj dhe profesionistëve të rinj në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, punon për bashkëpunimin mes të rinjve, organizatave dhe pushtetit lokal, me qëllim që të kemi komuna më të gjelbra.
