Kjo rrugë është nga të paktat që i është nënshtruar rikonstruksionit në 20 vitet e fundit, duke e vënë në plan të parë njeriun, e jo automobilin.
Janë ngushtuar korsitë, makinat janë hequr nga trotuaret, ndërsa në hapësirën e liruar janë krijuar korsi/shtigje për biçikleta, shtigje për këmbësorë dhe gjelbërim. Për të dekurajuar vozitjen e automobilave, është zvogëluar numri i vendeve të parkimit për to dhe janë ndërtuar vendkalime të ngritura për këmbësorët dhe mikro-rrethrrotullime.

Për shembull, një rikonstruksion i keq është bërë në bulevardin “Klimenti i Ohrit” në vitin 2019. Këmbësorët duhet të kalojnë nëpër 3+4 korsi, në vend të 2+2 si më parë. Ata duhet të ecin nëpër asfalt/sipërfaqe të shtruar me temperaturë 55 gradë, në vend të gjelbërimit ku temperatura është 20 gradë më e ulët. Në vend që të ecin nëpër një shëtitore të bukur, tani ata ecin nëpër një shteg që në disa vende ngushtohet deri në 50 cm. Banorët humbën gjelbërimin qendror që ishte edhe izolues zëri dhe fituan më shumë makina në mjedisin e tyre të afërt, më shumë zhurmë dhe shqetësim, në vend të premtimit për më pak mbingarkesë në komunikacion.

Burimi: https://www.facebook.com/NaTochak/posts/2360685070665958
Në vitin 2014, pushteti i qytetit në Shkup filloi projektin me emrin fillestar “Shkupi, Qytet i Biçikletave 2014-2017”. Qëllimi ishte krijimi i një rrjeti shtigjesh për biçikleta në të gjithë qytetin që do t’i lidhë të katër anët përgjatë bulevardeve të qytetit (Rruga 1-4) dhe 8 lidhëse që do t’i lidhin vetë bulevardet.
Qëllimi ishte rekonstruksioni i bulevardeve ekzistuese, të cilat zakonisht kishin korsi për biçikleta kur u krijuan (pas tërmetit të madh të Shkupit në vitin 1963), e në ato ku nuk ka shtigje ekzistuese, të krijoheshin korsi për biçikleta përmes dietës rrugore (ngushtimit të korsive).
Projekti vazhdoi edhe pas vitit 2017 (me një emër të ndryshuar) pasi dy kryetarët e ardhshëm të qytetit e panë dobinë e tij, që është një shembull i rrallë vendas i vazhdimit të një projekti të një paraardhësi nga një parti tjetër politike.


Градот Барселона одлучил во 2016 да групира 9 блокови од згради во 1 суперблок во кој моторни возила смеат да возат автомобили само резиденти и возила за испорака, со брзини до 10 или 20 км/ч. Двонасочните улици се забранети за возила, а отворени за пешаци, велосипедисти, угостителски објекти, зеленило и плоштатчиња. „Брзиот“ моторен сообраќај (30-50 км/ч) е префрлен надвор од суперблоковите за во нив поголем простор да е оставен за мирен маалски живот.



Qindra qytete anembanë botës kanë vendosur të luftojnë kundër planifikimit të trafikut të përqendruar në automobila, duke hequr një korsi nga automobilat dhe duke krijuar një korsi të dedikuar për autobusët. Me këtë, pa një investim të madh, krijohet një sistem i ri transporti me kapacitet të lartë që i lejon autobusët të lëvizin pavarësisht nga turmat në rrugë dhe të transportojnë një numër më të madh udhëtarësh, në një kohë më të shkurtër, krahasuar me automobilat.
Një zgjidhje e ngjashme ka edhe për Shkupin, por projekti për fat të keq u ndërpre për shkak të ndryshimit të qeverisjes së qytetit, konsultimeve të pamjaftueshme publike dhe një sërë arsyesh të tjera që fatkeqësisht tregojnë vullnet të pamjaftueshëm nga ana e vendimmarrësve për të zgjidhur transportin publik në kryeqytete.


Për dallim nga rrugët dhe korsitë e autobusëve, tramvajet qarkullojnë nëpër shina që mund të vendosen në gjelbërim.
Kjo krijon korridore të gjelbra nëpër qytete që ndihmojnë në reduktimin e nxehtësisë urbane, qarkullimin e ajrit të freskët, rregullimin e peizazhit dhe mirëqenien e përgjithshme të banorëve.
