Shembuj pozitiv të guerila aksioneve

Në Maqedoninë e Veriut ka shumë shembuj të planifikimit të keq urban dhe të zbatimit që duket i mirë në letër, por që nuk është funksional në terren.

Mirëpo, ka edhe shembuj ku, përmes presionit publik, hapësira është riplanifikuar dhe kjo është bërë duke vendosur njeriun në radhë të parë, e jo automobilin. Për të arritur në atë pikë, ndonjëherë duheshin vite dhe tubime të mëdha, e ndonjëherë një fotografi e mirë që kishte jehonë të madhe.

Korsi për biçikleta në bulevardin “Klimenti i Ohrit”, Shkup

Korsia për biçikleta në bulevardin “Klimenti i Ohrit” përdorej nga automobilat për t’u “ndaluar për 5 minuta”, kështu që aktivistët e grupi “NaToçak” paralajmëruan për nevojën e vendosjes “së dendur” të shtyllëzave mbrojtëse në mënyrë që automobilat të mos kalojnë dhe të parkohen në ato korsi. Pasi që kërkesat e tyre nuk u dëgjuan, dhe letrat drejtuar zyrtarëve të qytetit u shpërfillën, ata organizuan një aksion, gjegjësisht piknik në korsinë e djathtë për të demonstruar se sa e çuditshme është të përdorësh korsitë për çdo gjë tjetër, përveç se për të vozitur nëpër to. Korsia e rrugës është për vozitjen e automobilave, kurse korsia e biçikletave për vozitjen e biçikletave. Dhe asgjë tjetër nuk pranohet. Brenda 8 minutash mbërriti policia (diçka që nuk ndodh nëse ka një automobil të parkuar në korsinë për biçikleta), por mediave iu pëlqeu aksioni, njerëzit e shpërndanë këtë në rrjetet sociale dhe Qyteti u detyrua të vendoste shtyllëza mbrojtëse.

Qilim i kuq për korsitë për biçikleta

Për shembull, në Aksionin 1 vihet në dukje problemi i mungesës së korsive për biçikleta në disa rrugë, dhe i korsive “të vdekura” që përdoren për ndalim dhe parkim;

Aksionin 2 vihet në dukje parkimi i paligjshëm që tolerohet nga policia në rastet kur ka infrastrukturë të shënuar për biçikleta – gjë që e bën atë jofunksionale edhe pse ekziston;

Aksionin 3 vihet në dukje cilësia (e dobët) në realizimin e shtigjeve dhe pengesat e shumta që mbeten të pazgjidhura;

Aksionin 4 vihet në dukje mungesa e integrimit të shtegut përgjatë lumit Vardar me pjesën tjetër të rrjetit dhe mungesa e rampave…

Murë i gjallë për siguri

Të veshur me jelekë fluoreshentë dhe duke vendosur një platformë bordurë të improvizuar prej druri në trotuar, aktivistët e grupit “NaToçak” siguruan kalimin e sigurt të çiklistëve duke u dërguar një mesazh autoriteteve se praktika negative e bllokimit të shtigjeve pa ofruar një alternativë për të kaluar në vende të tilla kritike paraqet rrezik shtesë në lëvizje për të gjithë ata që i përdorin – këmbësorët, çiklistët, personat me aftësi të kufizuara, prindërit me karroca për fëmijë…

https://natochak.blogspot.com/2018/03/blog-post_14.html

Parkingje për biçikleta

Pas përpjekjeve dhe aksioneve të shumta, aktivistët e biçikletave arritën të vendosin parkim të detyrueshëm të biçikletave për çdo objekt të ri të ndërtuar në disa komuna. Prandaj në të ardhmen do të kemi domosdoshmërisht parkim biçikletash në të gjitha shkollat ​​e reja, ndërtesat e banimit, sallat sportive, çdo park të ri, teatër, sallë sporti…

Për shembull:
☑️Për ndërtesat e banimit, të paktën 1 vend parkimi për njësi banimi
☑️Për ndërtesa tregtare dhe afariste, të paktën 1 vend parkimi për biçikleta për çdo 50 m2 të sipërfaqes totale të ndërtuar.
☑️Për objektet arsimore, të paktën 1 vend parkimi për biçikleta për çdo 5 nxënës/studentë dhe 1 vend parkimi për biçikleta për çdo 10 punonjës etj.
Rregullorja parasheh që së paku 50% e këtyre vendeve të jenë brenda ose nën tendë.