Rregullimi ligjor i të rinjve

 Deri në vitin 2020 shteti nuk kishte asnjë detyrim ligjor, gjegjësisht nuk kishte asnjë ligj për t’u konsultuar me të rinjtë apo për të krijuar institucione që do të punonin për të rinjtë.

Pas përpjekjeve të organizatave rinore, në janar të vitit 2020 u miratua për herë të parë Ligjin për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore  (në tekstin e mëtejmë LPRPR).

Me miratimin e Ligjit është siguruar një kornizë ligjore dhe mekanizma që do të  garantojnë pjesëmarrjen e të rinjve në politikat që i prekin ata.

Ligji definon:

•        Të rinj janë personat e moshës prej 15 deri 29 vjeç.

•        Politika rinore është një grup masash dhe aktivitetesh që merren për të përmbushur nevojat e të rinjve, në mënyrë që të realizohet potenciali i plotë i tyre.

•        Pjesëmarrja e të rinjve është një proces që u mundëson të rinjve të marrin pjesë dhe të marrin vendime të përbashkëta për politikat dhe programet me të cilat formësohet drejtpërdrejt ose indirekt jeta e tyre.

Shumë shpesh bëhet një gabim në termin politika. Në gjuhën shqipe fjala politikë ka disa kuptime, por para së gjithash duhet bërë dallimi ndërmjet: politikë si shkencë apo veprimtari për udhëheqjen e shtetit dhe politika (në formën e shumësit) si dokumente strategjike që e rregullojnë një çështje të caktuar (për shembull në anglisht ka dy fjalë: policies dhe politics). Në këtë rast, politikat rinore i referohen dokumenteve që kanë të bëjnë me të rinjtë (angl. youth policies).

 Më pas kemi:

•        Format e organizimit të të rinjve ose mënyrat për t’u aktivizuar në nivel lokal ose kombëtar.  Këtu bëjnë pjesë: organizatat rinore, organizatat për të rinjtë, organizatat ombrellë rinore dhe Kuvendi Kombëtar i të Rinjve. Të gjitha organizatat rinore që aktualisht veprojnë në Maqedoninë e Veriut mund t’i gjeni këtu.

•        Organet institucionale për të rinjtë ose organet (këshillat, kuvendet) e krijuara nga shteti për bashkëpunim ndërmjet të rinjve, organizatave rinore dhe institucioneve. Këtu bëjnë pjesë Organi Kombëtar Këshillues për Politikat Rinore, Këshillat Rinorë Lokalë dhe Kuvendi Lokal i të Rinjve.

•        Politikat rinore apo dokumentet që do t’i rregullojnë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë. Këtu bëjnë pjesë: Strategjia Kombëtare për të Rinjtë dhe Strategjia Lokale për të Rinjtë.

•        Shërbimet për të rinjtë ose vendet fizike ku të rinjtë mund të shkojnë drejtpërdrejt nëse duan të adresojnë një problem të caktuar, të ofrojnë zgjidhje ose të iniciojnë një lloj ndryshimi. Këtu bëjnë pjesë: zyrat për të rinjtë, qendrat rinore dhe nëpunësit për të rinjtë.