Propozime në nivel lokal:
Nga Këshilli lokal i komunës dhe Kryetari i komunës mund të kërkohet t’i miratojnë vendimet e mëposhtme:
• Krijimi i sistemeve të integruara për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme (kombinimi i biokompostuesve që prodhojnë biogaz dhe sisteme fotovoltaike)
• Subvencione për instalimin e sistemeve fotovoltaike (FV) në objektet e banimit kolektiv dhe individual (ndërtesa dhe shtëpi)
• Subvencione për instalimin e fasadave dhe kulmeve me efikasitet energjetik
• Instalimi i sistemeve FV në të gjitha objektet publike në nivel lokal dhe qendror
• Vendosja e fasadave dhe kulmeve me efikasitet energjetik të të gjitha ndërtesat administrative nën kompetencën e pushtetit lokal dhe qendror (duke vendosur prioritet – duke filluar nga çerdhet, shkollat fillore, të mesme, spitalet, konviktet e studentëve, etj.)
• Krijimi dhe mirëmbajtja e rregullt e Kadastrës së Gjelbër
• Sigurimi i efikasitetit energjetik të shkollave/çerdheve
• Ndërtimi i shkollave pasive