Rekomandime për masat në nivel lokal

Sipas Planit Kombëtar për Menaxhimin e Mbeturinave 2020-2030, komunat dhe Qyteti i Shkupit janë përgjegjëse për:

•        organizimin e grumbullimit, transportit dhe deponimit të mbeturinave komunale

•        Vendosjen e qendrave grumbulluese dhe infrastrukturës tjetër për grumbullimin e veçantë të produkteve të mbeturinave dhe rrjedhave të veçanta të mbeturinave për ripërdorim, përpunim dhe riciklim

•        mbikëqyrjen e transportit dhe largimin e mbeturinave industriale jo të rrezikshme nga territori i tyre etj.

Si rekomandime, së pari në nivel lokal është e rëndësishme të insistohet që vetë pushtetet lokale të udhëheqin duke dhënë shembull për të tjerët. Kjo do të thotë që ata duhet t’i transferojnë të gjitha operacionet e tyre në formë elektronike dhe të printojnë në letër vetëm në situata të jashtëzakonshme. Të mos blejnë ujë, lëngje, etj. në shishe plastike. Ta analizojnë sasinë e ushqimit të mbetur pas ushqimit të organizuar dhe në përputhje me këtë ta zvogëlojnë sasinë e ushqimit gjatë porosisë tjetër. Të ndalohen takëmet dhe pjatat për një përdorim për të gjitha ngjarjet e organizuara nga njësia e vetëqeverisjes lokale (NJVL) dhe institucionet e ndërlidhura (ndërmarrjet publike, institucionet, etj.). Për këtë qëllim, mund të kërkohet që Këshilli komunal të miratojë një strategji të brendshme për mbeturinat zero me parime detyruese që do të zbatohen për të gjitha institucionet nën kompetencë të NJVL-së.

Për masat që NJVL-ja mund t’i marrë për të gjithë komunitetin:

•        Strategjia për mbeturina zero

•        Mbulimi i të gjithë territorit të NJVL-së dhe transport i veçantë i kontejnerëve për ndarjen e mbeturinave

•        Vendosja e biokompostuesve në blloqe

•        Vendosja e impianteve për përpunimin e mbeturinave plastike

•        Ndërtimi i objekteve për riciklimin rajonal të qelqit, letrës dhe përpunimin e mbeturinave të ndërtimit

•        Hapja dhe mirëmbajtja e bankave për materiale dhe bibliotekave për mjetet e punës

•        Formimi dhe mirëmbajtja e punishteve për përpunimin kreativ të mobiljeve të vjetra

•        Hapja e kuzhinave të qytetit ku ushqimi i tepërt nga familjet mund t’u dhurohet kategorive të cenueshme sociale

•        Programet për edukimin e popullsisë për ndarjen e duhur të mbeturinave

•        Investime në trajnime të vazhdueshme dhe vlerësime të punonjësve të ndërmarrjeve komunale

•        Subvencione për bizneset e vogla për t’i hequr nga përdorimi materialet për një përdorim.