Prodhimi i energjisë elektrike në RMV

Prodhimi i energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut zhvillohet kryesisht përmes termocentraleve, të cilët si burim primar të energjisë e përdorin: linjitin, mazutin dhe gazin fosil.

Ndërkaq, prodhimi i energjisë elektrike nga BRE bazohet kryesisht në prodhimin nga hidroenergjia me 91%, ndërsa prodhimi nga energjia e erës merr pjesë me 5%, prodhimi nga bioenergjia me 3%, dhe prodhimi nga energjia diellore me vetëm 1%. Në RMV në vitin 2020 kishte 295 impiante për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme të energjisë, nga të cilat 107 hidrocentrale të vogla, 173 elektrocentrale fotovoltaike (ECF) dhe një elektrocentral me erë (ECE).

Është e qartë se më së shumti mbështetemi te lëndët djegëse fosile (linjit me pak kalori dhe gazi  dhe hidroenergjia, por varemi edhe nga importi i energjisë elektrike.  Prodhimi i përgjithshëm vjetor i energjisë elektrike në vitin 2021 është 5.285 GWh, ndërsa janë importuar dhe 2.940 GWh të tjera (import neto prej 33,15%) për ta plotësuar kërkesën totale të vendit për energji elektrike. Në këto kushte nuk mund të flasim as për transportin elektrik si zgjidhje ekologjike e transportit – sepse rryma për mbushjen e këtyre pajisjeve vjen pikërisht nga energjia e papastër.

Krahasuar me mesataren e vendeve të BE-së (ku pjesëmarrja është nën 30%, gjegjësisht 25,3% në vitin 2015), Republika e Maqedonisë ka një pjesëmarrje dukshëm më të lartë të prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri (80%) në raport me prodhimin total të energjisë elektrike.

A e dini se KXE Manastir në vitin 2019 ishte ndotësi më i madh i ajrit me dyoksid squfuri në Ballkan? Sipas një raporti të Bankwatch në vitin 2019 KXE Manastir ka lëshuar gjithsej 105.431 ton dyoksid squfuri në ajër, që është dy herë më shumë se në vitin 2018, kur emetimet ishin 52.823 tonë.
A general view of the biggest thermal power station in FYROM ‘REK BITOLA’ near city of Bitola, the Former Yugoslav Republic of Macedonia on 07 December 2018. The thermal power station ‘REK BITOLA’ is the biggest producer of electric energy in FYROM with production of over 50 per cent of the total electricity produced in the whole country. According to a report by the UN, CO2 emissions have gone up for the first time in four years. The report comes just days ahead of the COP24 United Nations Climate Change Conference taking place in Poland from 02 to 14 December.
Në vitin 2020 tetëmbëdhjetë termocentrale me qymyr në Ballkanin Perëndimor emetuan dy herë e gjysmë më shumë dyoksid squfuri se sa të gjitha 221 termocentralet me qymyr në BE.
Hulumtimi tregoi se hiri i depozituar në tokën e hapur sterile në KXE Manastir është burim i pluhurit që përmban disa metale të rënda dhe ka radioaktivitet të shtuar dhe paraqet rrezik potencial të caktuar për popullatën përreth.