Presioni publik për lëvizshmëri më të mirë urbane

Fatkeqësisht, shumica e urbanistëve në vendin tonë janë të detyruar nga kryetarët e komunave dhe sektori i biznesit të planifikojnë rrugë për makina në vend të rrugëve për njerëzit. Edhe pse shkenca thotë se kjo është një mënyrë e paqëndrueshme e planifikimit të qyteteve dhe se rrugët nuk mund të zgjerohen pafundësisht, kryetarët e komunave preferojnë të ndërtojnë bulevarde me korsi të gjera në vend të një linje të bukur pemësh nën të cilën të gjithë mund të ecin. Ka një thënie që thotë se “zgjerimi i një korsie për të reduktuar mbingarkesën është si zbërthimi i rripit për të luftuar peshën e tepërt”.

Prandaj është obligim i qytetarëve që t’i kërkojnë të drejtat e tyre për një jetë të denjë urbane.

Kjo mund të bëhet në shumë mënyra, duke përfshirë komunikimin e drejtpërdrejtë me autoritetet (komunat, kryetarët e komunave, pronarët e bizneseve, drejtorët e shkollave, firmat e planifikimit, etj.) dhe përmes presionit publik (kërkesave, presionit mediatik, aksioneve, protestave, tubimeve në grup etj.)
Тоа може да се прави на многу начини, меѓу кои и преку директна комуникација со надлежните (општини, градоначалници, сопственици на бизниси, директори на училишта, планерските куќи итн.) и преку јавен притисок (барања, медиумски притисок, акции, протести, групни собири итн.)

Protestat masive në Holandë në vitin 1971 me emrin “Ndal për vrasjen e fëmijëve”, pas shifrave tronditëse të 500 fëmijëve që humbën jetën në aksidente komunikacioni brenda një viti.
Pas këtyre protestave, autoritetet holandeze kanë nisur një rilindje në transport, me fokus te biçikletat.