Potenciali i Maqedonisë për burime të rinovueshme, shkalla e shfrytëzimit dhe sfidat

Maqedonia është një vend me 280 ditë me diell, ose siç do të thoshin ekspertët, “shteti i dytë në botë me të ashtuquajturin pikën kulmore më cilësore të energjisë diellore“, e megjithatë është vendi me shfrytëzimin më të vogël të këtij burimi të fuqishëm të rinovueshëm. Pika kulmore e energjisë diellore që e kemi në dispozicion arrin nga 1.380 deri në 1.520 kilovat orë rrezatim diellor për metër katror. Sipas vlerësimeve teorike vetëm një pjesë shumë e vogël e sipërfaqes totale të vendit (rreth 0,6%) e tokës nevojitet për të instaluar fotovoltaikë për t’i plotësuar nevojat e të gjithë vendit. Përkundër kësaj, një përqindje shumë e vogël (vetëm 2,14%) e energjisë së nevojshme në vend në vitin 2021 vjen nga energjia diellore, ndërsa strategjitë kombëtare për tranzicion të energjisë janë ende të fokusuara kryesisht në hidrocentralet, që është një nga llojet më të dëmshme të shfrytëzimit të burimeve natyrore, në të njëjtin nivel me qymyrin.

Në maj të vitit 2022, në Osllomej është vënë në përdorim centrali i parë fotovoltaik prej 10 MW dhe atje tashmë janë praktikisht në përgatitje projektet për fillimin e realizimit edhe të dy centraleve të tjera fotovoltaike prej 50 MW secili dhe një tjetër prej 10 MW.

A e dini se me instalimin e një sistemi FV prej 1 kw në një ndërtesë të caktuar, do të kurseheshin më shumë se 1,5 ton CO2, e nëse merret parasysh periudha e eksploatimit të sistemit, parashihet një kursim prej mbi 30 ton CO2?

A e dini se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka asnjë termocentral me qymyr?

Instalimi i sistemeve FV sjell një kthim të investimit për rreth shtatë vjet. Në Analizën krahasu ese për përdorimin e  Përfitimet e përdorimit të energjisë diellore kundrejt burimeve tradicionale (2020) renditen një sërë përfitimesh nga instalimi i sistemeve FV, si dhe janë dhënë edhe vlerësimet e objekteve në qytetin e Shkupit (shkollat, çerdhet dhe konviktet e studentëve) për instalimin e sistemeve FV me analiza të zgjidhjeve më optimale.