Por, si mund të përfshihen të rinjtë në vendimet e marra në nivel lokal?

Përfshirja e të rinjve varet nga lloji i punës rinore dhe shkalla e zhvillimit të saj, si dhe nga kapacitetet e atyre që e kryejnë punën rinore. Në vendet ku ka objekte të financuara nga shteti në nivel lokal (qendra rinore, klube rinore, etj.), ka punë të hapur rinore si plotësim i punës rinore në shoqata. Hapësirat në dispozicion të programeve të punës për të rinjtë mundësojnë edhe zbatimin e programeve për përfshirje më të madhe.

Në Maqedoninë e Veriut, sipas Ligjit për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore, përfshirja e të rinjve në organe dhe kuvende që do t’i adresojnë nevojat dhe problemet e të rinjve është e rregulluar me ligj.

Përfshirja në planifikimin lokal u mundëson të rinjve të kuptojnë më mirë pushtetin dhe komunitetin e tyre lokal, të merren me problemet e komunitetit dhe të zhvillojnë shprehitë e pjesëmarrjes dhe të qytetarisë së mirë.

Përfshirja e të rinjve që në moshë të re në nivel lokal krijon qytetarë aktivë, të cilët njohin dhe avokojnë për përmirësimin e mjedisit ku jetojnë.

Që kjo të ndodhë, është e nevojshme që komuna të krijojë  këshill rinor lokal dhe në këtë mënyrë të fillojë përfshirja e të rinjve në vendimmarrje në nivel lokal.