A keni ditur se filtrat e cigareve janë prej plastike? 99% e 360 miliardë cigareve të shitura në mbarë botën kanë filtra (pjesa që duket si pambuk i bardhë) që në fakt janë bërë nga fibra plastike (acetat celulozë) të cilave mund t’u duhen deri në 10 vjet për t’u shpërbërë! Kurse rreth një e treta, gjegjësisht afërsisht 120 miliardë bishta të cigareve, përfundojnë të hedhura diku në natyrë, lumenj, liqene, dete, oqeane, ku hahen nga kafshët, peshqit, zogjtë?!
Plastikës i duhen vite, madje edhe shekuj për t’u dekompozuar. Përderisa kushtet e jashtme e shpërbëjnë atë në mikro-copa të vogla (mikroplastikë), gjithnjë e më të shpeshta janë informacionet nga hulumtimet shkencore që konfirmojnë se kjo mikroplastikë përfundon në botën e gjallë. Shkencëtarët kanë gjetur mikroplastikë në mbi tetë mijë metra mbi nivelin e detit (në dëborë afër majës së Mont Everestit, 8,440 m.m.n.d.) dhe në pjesët më të thella të oqeaneve, të tilla si Kanali Mariana, dhe sipas të dhënave më të fundit, mikroplastika është gjetur edhe te organet e njerëzve, madje edhe në shtrojat për gratë shtatzëna.