Pjesëmarrja e të rinjve

Pjesëmarrja e të rinjve është një proces që u mundëson të rinjve të marrin pjesë dhe të marrin vendime të përbashkëta për politikat dhe programet që e formësojnë drejtpërdrejt ose indirekt jetën e tyre. Pjesëmarrja e të rinjve nuk është një qëllim në vetvete, por një mjet për të arritur ndryshime pozitive në jetën e të rinjve dhe për të ndërtuar një shoqëri më të mirë.

Përmes pjesëmarrjes aktive, të rinjtë kanë fuqinë të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tyre, si dhe në komunitetet e tyre. Pjesëmarrja u ndihmon të rinjve të mësojnë aftësi jetike jetësore, të zhvillojnë njohuri për të drejtat e njeriut dhe qytetarinë, dhe të promovojnë veprime pozitive qytetare. Për të marrë pjesë në mënyrë efektive, të rinjtë duhet të pajisen me mjetet e duhura, të tilla si informacioni, edukimi dhe qasja në të drejtat e tyre civile.

Pjesëmarrja e të rinjve në mbrojtjen e mjedisit jetësor ndryshon nga aktivizmi dhe pjesëmarrja në projekte tek organet për hartimin e politikave dhe organizatat joqeveritare. Roli i të rinjve në mbrojtjen e mjedisit jetësor mund të institucionalizohet në hartimin e politikave përmes organeve këshillimore siç janë këshillat rinorë.

Megjithatë, pjesëmarrja aktive nuk nënkupton vetëm përfshirje në një aktivitet të caktuar, por është një proces në të cilin të rinjtë i identifikojnë nevojat e tyre, kërkojnë zgjidhje, planifikojnë dhe zbatojnë aktivitete dhe kanë mundësinë të marrin vendime në komunitetet e tyre dhe në shoqërinë në tërësi. . Pjesëmarrja e të rinjve i përcakton para së gjithash marrëdhëniet mes të rinjve dhe institucioneve, gjegjësisht vendimmarrësve.

Shumë qeveri kombëtare kanë ministri ose departamente për “çështjet rinore” si pjesë të portofolit të tyre, megjithëse zyrat e tilla kanë prirje t’i shohin të rinjtë si një grup të cilit duhet t’i referohet politika publike, në vend që të jenë burim që do të përdoret për të marrë pjesë në hartimin e politikave në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe mjedisin jetësor.

Pjesëmarrja e të rinjve mund të ndodhë në nivele të ndryshme dhe në forma të ndryshme. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut përdoret një indeks për pjesëmarrjen e të rinjve sipas të cilit ajo përcaktohet në tre nivele: