- Gjatë planifikimit të lëvizshmërisë përdoret “piramida e lëvizshmërisë”. Në këtë piramidë, mjetet më ndotëse të transportit janë në fund, ndërsa më të pastrat dhe më të rëndësishmet në krye.
Këmbësorët konsiderohen si më të rëndësishmit, pastaj çiklistët dhe mjetet e tjera të mikro-lëvizshmërisë (trotinetet, patinat me rrota, biçikletat për mallra, etj.). Më pas vijnë mjetet e transportit me kapacitet të lartë si autobusët, mjetet e transportit të përbashkët (taksi, “carpooling” – një makinë me disa pasagjerë), kurse poshtë tyre janë automjetet private me një pasagjer. Avioni konsiderohet si mjeti që duhet të përdoret më pak për shkak të gjurmës së tij të karbonit.
Kjo është arsyeja pse urbanistët modernë duhet të kërkojnë mënyra për të lëvizur sa më shumë njerëz në hapësirë për një kohë sa më të shkurtër. Në varësi të distancës dhe dendësisë, në disa vende kjo mund të nënkuptojë mbylljen e rrugës për automobilat dhe hapjen e saj për këmbësorët dhe çiklistët. Ose në raste të tjera se në vend të planifikimit të autostradës, duhet të ndërtohet një hekurudhë.
Kjo do të nënkuptonte më pak asfalt të harxhuar, që do të nxehej dhe do të kishte nevojë të riparohej më shpesh, por gjithashtu do të tërhiqte edhe më shumë automjete që do të ndotnin.
