Përfundimi

Pjesëmarrja e të rinjve në mbrojtjen e mjedisit jetësor është një e drejtë e njeriut dhe është gjithnjë e më e rëndësishme që të rinjtë të ndërgjegjësohen për të drejtat e tyre, si mund të përfshihen duke i shprehur shqetësimet e tyre dhe të marrin pjesë në vendimet demokratike që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme dhe të ardhmen e tyre. Gjatë procesit të vendimmarrjes për mjedisin jetësor, të rinjtë, bizneset, qeveria dhe shoqëria civile janë aktorët kryesorë që marrin pjesë në këtë proces. Nëpërmjet Konventës së Arhusit dhe legjislacionit kombëtar, të rinjve u jepet mundësia të ndikojnë aktivisht në çdo fazë të vendimmarrjes dhe të marrin masa për të ardhmen e tyre dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Kjo përmbajtje edukative duhet të shërbejë si udhërrëfyes në rrugën për një pjesëmarrje më të mirë të të rinjve në mjedisin jetësor.