Përfitimet nga transporti i qëndrueshëm:

  1. E ruan natyrën sepse ka më pak automobila privatë që ndotin dhe zënë shumë hapësirë
  2. Ka përfitim shëndetësor – kur lëvizim, bëjmë aktivitet fizik të trupit për të paktën 30 minuta në ditë.
  3. Kursehen para – ndihmon si buxhetin personal duke i ulur shpenzimet për vozitjen e automobilit, por edhe buxhetin e qytetit sepse ndërtimi i shtigjeve për biçikleta/këmbësorë është më i lirë dhe më i lehtë për t’u mirëmbajtur sesa rrugët dhe autostradat.
  4. Krijohet më pak turmë – imagjinoni sa hapësirë zënë 30 automobila me një pasagjer, e sa hapësirë zë një autobus me 30 pasagjerë.
  5. Lirohet hapësirë – meqenëse rrugët dhe parkingjet e automobilave zënë një hapësirë të madhe të asfaltuar, ndërsa shtigjet e biçikletave/këmbësorëve ose shinat hekurudhore zënë pak hapësirë, pjesa e liruar e bulevardeve përdoret për gjelbërim, parqe, sheshe, ulëse dhe çezma.
  6. Krijohet lëvizje e sigurt – qytetet me një përqindje më të lartë të transportit publik dhe transportit me biçikletë/në këmbë kanë më pak viktima të aksidenteve në komunikacione ose të krimit, krahasuar me qytetet në të cilat pjesa më e madhe e komunikacionet përbëhet nga shoferët e automobilave.

Burimi: https://www.google.com/url?q=https://getaircare.com/blog/6-benefits-of-sustainable-transportation/&sa=D&source=docs&ust=1681112879906209&usg=AOvVaw2wDVcvhqPJUmB7pB_aTXym