PËRCAKTIMI I TERMIT AKTIVIZËM

SHPRESOJ SE JENI TË GATSHËM. PASON NJË HAP SHUMË I RËNDËSISHËM.ÇFARË TË BIE NË MEND PËR HERË TË PARË KUR DIKUSH TË THOTË – AKTIVIZËM? A KA

Nuk ka një përkufizim konkret. Por, sipas hulumtimeve dhe analizave të shumta të këtij termi, për qëllimet e kësaj platforme, ne do ta përdorim përkufizimin në vijim:

Aktivizëm – do të thotë ndërmarrja e një veprimi me një qëllim të caktuar, gjegjësisht kryerja e një aktiviteti të caktuar ose kombinimi i veprimeve për të shkaktuar pasoja dhe rezultate të dëshiruara dhe të pritshme sociale dhe politike. Si karakteristikë e shoqërisë civile, aktivizmi nënkupton mospranimin e rolit pasiv në të cilin qytetarët janë reduktuar në kushtet e demokracisë përfaqësuese apo të ndonjë regjimi jodemokratik dhe angazhimin e tyre për të ngritur vetëdijen për ndonjë çështje dhe/ose për të ndikuar në procesin e vendimmarrjes. Aktivizmi mund t’i drejtohet qeverisë, qendrave ekonomike të fuqisë ose publikut.