Organet e administratës shtetërore (ministritë, agjencitë, drejtoritë…), komunat, komunat në qytetin e Shkupit dhe Qyteti i Shkupit janë të obliguara të përcaktojnë nëpunës për të rinjtë, person përgjegjës për funksionimin e zyrës për të rinjtë për koordinimin, zbatimin dhe monitorimin e çështjeve me interes për të rinjtë në kuadër të kompetencave të institucionit.
Nëpunësi për të rinjtë i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e mëposhtme:
1. zhvillimi, planifikimi dhe monitorimi i aktiviteteve në lidhje me të rinjtë dhe politikat rinore;
2. mbështetja e punës së organit të administratës shtetërore, zbatimi i programit të tij, raportimi dhe transparenca;
3. mbajtja e komunikimit dhe bashkëpunimi i rregullt me format rinore të bashkimit dhe të rinjtë;
4. monitorimi i nevojave të të rinjve duke ofruar hulumtime për nevojat e organit të administratës shtetërore, komunës, konsultime me të rinjtë dhe monitorim dhe informim për analizat dhe hulumtimet për trendet tek të rinjtë.;
5. sigurimi i informacionit dhe informimi i të rinjve;
6. mbajtja e bazës së të dhënave për aktivitete të ndryshme rinore, forma aktive të shoqatave rinore dhe grupe joformale rinore për nevojat e Qendrës Hulumtuese të Agjencisë për Rini dhe Sport.;
7. komunikimi i rregullt me Agjencinë për Rini dhe Sport;
8. të jetë kontakti për të gjitha çështjet rinore të organit të administratës shtetërore ndaj të rinjve dhe publikut.
Lista e nëpunësve për të rinjtë në secilin institucion gjendet këtu.
Zyra për të rinjtë
Zyrat për të Rinjtë paraqesin pika kryesore të qasjes për të rinjtë në nivelin lokal dhe prej aty koordinohet puna për të rinjtë në komuna. Nëpunësi i emëruar për të rinjtë në komunë është paraparë të jetë personi që është përgjegjës për funksionimin e Zyrës për të Rinjtë. Zyra për të Rinjtë në kuadër të komunës është vendi ku të gjithë të rinjtë nga komuna mund të drejtohen dhe të informohen për çështje që kanë të bëjnë me të rinjtë e që janë në juridiksionin e komunës.