Ndotësit e ajrit

•        Azoti është gazi më i përhapur në atmosferë, duke zënë rreth 78%. Oksidet e azotit (NOx) formohen kryesisht nga azoti dhe oksigjeni në temperatura të larta, si rezultat i djegies së karburanteve të automjeteve. Oksidet e azotit janë një grup gazesh veçanërisht helmuese. Burimet kryesore të NOx janë automjetet, djegia e qymyrit, nafta, karburanti dizel dhe gazi natyror, veçanërisht nga termocentralet. Ato emetohen gjithashtu nga cigaret, shporetet me gaz, ngrohëset me kerozin, djegia e drurit dhe kapanonet (silot) që përmbajnë silazh.

•        Grimcat (PM10 dhe PM2.5) – janë grimca të ngurta ose të lëngshme të pezulluara në ajër, të cilat kanë përmasa shumë të vogla. Përqendrimet e PM2.5 në periudhën e dimrit janë më të larta në krahasim me përqendrimet e tyre gjatë stinëve të tjera. Ashtu si edhe PM10, kjo shkaktohet nga lloje të ndryshme t; emetimeve nga proceset e prodhimit, trafiku, djegia e drurit për ngrohje në familje, djegia e mbeturinave bujqësore etj. në kombinim me kushtet e pafavorshme të motit. PM2.5 si grimcat më të lehta mbeten në ajër më gjatë dhe si rezultat i rrymave të ajrit (horizontale dhe vertikale) të bartura nga era, megjithëse të krijuara në një vend, mund të ndikojë në nivelet e PM2.5 në zonat e vendeve të tjera.•        Monoksidi i karbonit është një gaz helmues i ndezshëm, pa ngjyrë, pa shije, pa erë, jo irritues, që është një ndotës kryesor në mjediset urbane dhe krijohet gjatë djegies jo të plotë të lëndëve djegëse si gazit natyror, qymyrit ose drurit. Në fakt, monoksidi i karbonit është një problem i ndotjes lokale dhe paraqet kërcënimin më të madh për zonat urbane me fluks të rëndë të trafikut. Miliona ton të këtij gazi të padukshëm lëshohen në atmosferë çdo vit, rreth 75% e të cilave vjen nga shkarkimet e automjeteve.