- Në transportin urban, është e lehtë të llogaritet se cilat mjete ndotin më shumë dhe kanë gjurmën më të madhe të karbonit. Kjo matet sipas sasisë së dyoksidit të karbonit (në gram) të krijuar për person të transportuar për një kilometër, por edhe sipas sipërfaqes që e zënë sipas sasisë së dyoksidit të karbonit (në gram) të krijuar për person të transportuar për një kilometër.
Llogaritja bëhet sipas asaj se sa ndotin gjatë përdorimit, por edhe gjatë krijimit/shkatërrimit të tyre. Fatkeqësisht, megjithëse automobilat elektrikë paraqiten si ekologjike, për shkak të materialeve të përdorura për krijimin e tyre, e veçanërisht baterive të tyre, ato konsiderohen si një teknologji shumë e pistë. Nëse kësaj i shtojmë se energjia elektrike që e përdorin për karikim vjen nga termocentralet (që djegin qymyr), atëherë ato nuk janë shumë më të pastra se sa automobilat klasikë.
Nga “më ndotëset” tek “më të pastrat”, aksi lëviz duke filluar nga automobilat më të vjetër, përmes automobilave elektrikë, automjeteve private me më shumë pasagjerë, motoçikletave, tramvajeve, autobusëve, biçikletave dhe në fund, më të pastërve – këmbësorëve.
Prandaj, mjetet më të pastra të transportit janë ecja, ngasja e biçikletës dhe vozitja në automjete me kapacitet të lartë (autobusë).
