Që një zyrtar të na vërejë, ai duhet të dijë se çfarë kërkojmë dhe se është në interesin tonë të përbashkët të na dëgjojë. Para së gjithash, është normale të ndihet i sulmuar sepse, për fat të keq, shumë njerëz mendojnë se kritika dhe mendimi i ndryshëm nga i tyri është fyerje, por qytetarët duhet të ngulmojnë dhe të dëshmojnë atë që është në interesin e të gjithëve.
E “qytetarët” mund të jenë një person ose një grup që ka një interes të përbashkët.
Hapi i parë është komunikimi i drejtpërdrejtë (korrespondenca me e-mail/postë). Nëse autoritetet nuk reagojnë, mënyra më e lehtë për t’i vënë re qytetarët është përmes një diskursi të qartë publik që arrihet në rrjetet sociale (grupe në FB, hashtag-e, postime) dhe në tubime publike (manifestime në vende të hapura, protesta, marshime). Hapi tjetër është tërheqja e vëmendjes së mediave klasike (reporterëve, gazetave, televizioneve).
Vetëm për shkak se ata komunikojnë me ne nuk do të thotë se kërkesat tona do të plotësohen. Është detyra jonë t’i bëjmë ata të na dëgjojnë, të na kuptojnë dhe ta kuptojnë pse është e rëndësishme ajo që e kërkojmë, në mënyrë që në fund të pranojnë se kjo është më e mirë për ta dhe për qytetarët.

Ngjarja “Rrugë të hapura” që zhvillohet në qindra qytete të botës dhe në të cilën rrugët janë të hapura për lojë dhe jetë, dhe të mbyllura për transport automobilistik.
Zakonisht mbahet të dielave, një herë në muaj dhe përmes tij banorët e kuptojnë se sa shumë u pengojnë automobilat dhe sa u mungon hapësira e lirë ku janë rritur.