Masat në rast të ndotjes

Masat e propozuara të mëparshme synojnë parandalimin dhe lokalizimin e saktë të ndotjes që tashmë ka ndodhur. Masat konkrete emergjente për reduktimin e emetimeve në situatën e episodeve me përqendrime të larta të substancave ndotëse që mund të prezantohen nga njësia e vetëqeverisjes lokale (NJVL):

•        kufizimi i emetimeve nga burimet stacionare;

•   kontrollet e shtuara dhe të jashtëzakonshme inspektuese të objekteve industriale dhe kantiereve

• kontrolle të shtuara dhe të jashtëzakonshme inspektuese të oxhaqeve në amvisëri, ndërtesa dhe impiante industriale dhe zejtare;

• kontrolle të shtuara dhe të jashtëzakonshme inspektuese të subjekteve që menaxhojnë me mbeturinat e gomave dhe vajrave të përdorura;

•        ulja e temperaturës në ndërtesat publike;

• përdorimi i ujit për të reduktuar pluhurin gjatë aktiviteteve të ndërtimit (spërkatje, larja e gomave para daljes nga kantieri, etj.);

• pastrimi i shpeshtë mekanik i rrugëve dhe i zonave të këmbësorëve nën kompetencën e NJVL-së;

•   kufizimi i aktiviteteve ndërtimore në objektet në territorin e komunave nga inspektorati ndërtimor komunal;

•        anulimi/shtyrja e tubimeve të mëdha publike, ngjarjeve sportive dhe ngjarjeve kulturore në natyrë.