Masa për mjete buxhetore në nivel lokal

Secili prej nesh është i detyruar që individualisht ose në grup të kërkojë nga përfaqësuesit e tij të zgjedhur lokalë të ndajnë mjete buxhetore për sa vijon:

1.     Centrale fotovoltaike dhe fasada efikase energjetike në të gjitha ndërtesat në pronësi komunale (të qytetit).

2.     Subvencione për instalimin e centraleve/sistemeve fotovoltaike në objektet e banimit kolektiv dhe në shtëpi

3.     Subvencione për vendosjen e fasadave dhe kulmeve me efikasitet energjetik në objektet e banimit kolektiv dhe në shtëpi.

4.     Instalimi dhe mirëmbajtja e biokompostuesve urbanë

5.     Hapja dhe mirëmbajtja e kopshteve urbane në blloqe

6.     Formimi dhe mirëmbajtja e punishteve për ripërdorimin (upcycling) e mobiljeve të vjetra

7.     Hapja dhe mirëmbajtja e impianteve të vogla për riciklimin e llojeve të ndryshme të mbeturinave (për shembull mbeturinave plastike)

8.     Instalimi dhe mirëmbajtja e rregullt e një rrjeti lokal të stacioneve matëse të ndotjes së ajrit me theks të veçantë në pozicionimin e tyre strategjik rreth ndotësve kryesorë industrialë

9.     Krijimi dhe përditësimi i rregullt i Kadastrës së Gjelbër

10.  Përgatitja e Strategjisë për Zhvillimin e Gjelbërimit

Politika të nivelit lokal që nuk kërkojnë financim:

•        Publikimi në kohë i të gjitha aktvendimeve për prerjen e gjelbërimit publik

•        Miratimi i Vendimit për gjelbërim

•        Shpallja publike e projekteve për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve

•        Iniciativë për ndryshimin e Rregullores për standardet dhe normat për kryerjen e veprimtarisë së institucioneve për fëmijë, si dhe i Rregullores për normat e ushqimit gjatë gjithë ditës të shfrytëzuesve në institucionet e mbrojtjes sociale.