Lëvizshmëria urbane dhe e qëndrueshme

Një përkufizim i thjeshtë i lëvizshmërisë është – qarkullimi i njerëzve dhe mallrave.
Sipas këtij përkufizimi, lëvizshmëria e qëndrueshme kërkon qarkullim të papenguar të njerëzve dhe mallrave në një mënyrë të qëndrueshme, gjegjësisht me mjete sa më pak ndotëse të transportit dhe me mjete me gjurmë më të ulët të karbonit (emetime të dyoksidit të karbonit).


Mënyra më e qëndrueshme për lëvizje të një numri sa më të madh njerëzish në një mjedis urban në distanca mbi 8 km është përmes transportit me kapacitet të lartë (autobusë, trena, metro), e nëse është një mjedis urban shumë i dendur dhe distancat e lëvizjes janë prej 3 deri në 8 km, atëherë mënyra më e qëndrueshme është në këmbë ose mikro-lëvizshmëria (biçikletë, trotinet…).