Legjislacioni, politikat dhe qëllimet klimatike

Veprimi klimatik fillimisht filloi të shfaqej si një çështje politike diku në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Strategjia evoluon – në fillim qëllimi i aktiviteteve ishte zbutja e pasojave të ngrohjes globale, por në shekujt 20 dhe 21 qëllimi i aktiviteteve është transformuar në përshtatjen me ndryshimet e pashmangshme që do të ndodhin në Tokë.

Njëzet vjet pasi çështja u ngrit për herë të parë, qeveritë botërore në qershor të vitit 1992 në Rio de Zhaneiro e nënshkruan Konventa Kornizë e OKB-së për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC). Kjo Konventë është një marrëveshje ekologjike ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është t’i stabilizojë përqendrimet e gazeve serrë në atmosferë. Konventa u nënshkrua nga 154 shtete dhe hyri në fuqi më 21 mars të vitit 1994. Në marrëveshje thuhet se janë të nevojshme hulumtime të vazhdueshme shkencore dhe takimet e rregullta, si dhe krijimi i politikave që do t’u mundësojnë ekosistemeve të përshtaten natyrshëm ndaj ndryshimeve klimatike, me të cilat do të sigurohet që prodhimi i ushqimit të mos kërcënohet dhe të cilat do të mundësojnë që zhvillimi ekonomik të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme.

Shtetet nënshkruese të Konventës janë mbledhur rregullisht çdo vit që nga viti 1995 e këtej për ta vlerësuar progresin në trajtimin e ndryshimeve klimatike. Kjo konferencë njihet si Konferenca e Palëve (COP), ose Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike. Megjithatë, për shkak se shtetet kryesore nënshkruese nuk i kanë respektuar përkushtimet e tyre individuale, UNFCCC është kritikuar se ka dështuar në reduktimin e emetimeve të dyoksidit të karbonit që nga miratimi i saj.

Kështu, u bënë përpjekje të reja, pas të cilave u krijua Protokolli i Kiotos, i cili është instrument për zbatimin e Konventës. Ai përcakton obligime ligjërisht të detyrueshme për vendet e zhvilluara për t’i reduktuar emetimet e tyre të gazeve serrë për periudhën 2008-2012. Protokolli u miratua në vitin 1997, por hyri në fuqi madje në vitin 2005. Protokolli i Kiotos pasohet nga Marrëveshja e Parisit, e miratuar në vitin 2015. Marrëveshja e Parisit nuk është një vazhdim i Protokollit të Kiotos, por konsiderohet një instrument i veçantë i Konventës. Ajo përbëhet nga masa për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe financa të dedikuara për zbatimin e tyre.

Qëllimi afatgjatë i Marrëveshjes së Parisit është që rritja e temperaturës mesatare globale të mbetet nën 2°C në krahasim me nivelet para-industriale dhe, mundësisht, të kufizohet në 1,5°C. Sipas vlerësimeve shkencore, në këtë mënyrë do të reduktoheshin në mënyrë drastike pasojat e ndryshimeve klimatike. Është e domosdoshme që emetimet të reduktohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të arrijnë nivelin zero-neto nga mesi i shekullit të 21-të. Për të mbajtur ngrohjen globale nën 1,5°C, emetimet duhet të reduktohen për afërsisht 50% deri në vitin 2030.

Marrëveshja e Parisit u vlerësua nga liderët botërorë, por u kritikua si pamjaftueshëm detyruese nga ekologjistët dhe analistët. Ka shumë pikëpamje kundërshtuese për efektivitetin e saj. Më 4 korrik të vitit 2022, Gjykata Supreme Federale e Brazilit e klasifikoi Marrëveshjen e Parisit si një marrëveshje për të drejtat e njeriut.

Në nivel evropian ekziston Marrëveshja e Gjelbër Evropiane, e cila është strategji e BE-së për arritjen e qëllimeve të saj klimatike deri në vitin 2050 dhe agjendë e re e Evropës për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm. Kjo strategji është përkthyer në një ligj të quajtur ligji mbi ligjet Ligji Evropian i Klimës. Ai përmban: një qëllim ligjërisht të detyrueshëm që Bashkimi Evropian të arrijë neutralitetin klimatik deri në vitin 2050; një qëllim ambicioz klimatik për vitin 2030 për të paktën një reduktim prej 55% të emetimeve neto të gazeve serrë në krahasim me vitin 1990; angazhim për emetimet negative pas vitit 2050; krijimin e një Këshilli Këshillimor Shkencor Evropian për Ndryshimet Klimatike, i cili do të ofrojë këshilla të pavarura shkencore; dispozita më të forta për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike; koherencë e fortë ndërmjet politikave për neutralitetin e klimës të Bashkimit Evropian; përgatitja e udhërrëfyesve specifikë për sektorët e veçantë që do ta përshkruajnë rrugën drejt neutralitetit klimatik në pjesë të ndryshme të ekonomisë.