Kooperativat e energjisë – demokratizimi i sektorit të energjisë

Legjislacioni i Maqedonisë së Veriut e favorizon kapitalin e madh dhe e dekurajon qytetarin e thjeshtë që të përfshihet në proces dhe të mund të prodhojë energji elektrike për nevojat e veta, tepricën ta kthejë në sistem dhe në këmbim të marrë energji elektrike me çmim korrekt kur është e nevojshme.

Megjithatë, kriza energjetike e vitit 2022 i detyroi autoritetet ta ndryshojnë strategjinë e tyre, kështu që me ndryshimet në Rregulloren për Burimet e Rinovueshme të Energjisë nga qershori i vitit 2022, qytetarët fituan mundësinë që të instalojnë pa pengesa sisteme FV në çatitë e shtëpive të tyre me fuqi maksimale prej 6 kW, ndërsa për personat juridikë pragu është maksimum 40 kW (në fakt, pragu është rritur nga 4 kW sa ishte më parë në 6 kW për personat fizikë, dhe nga 20 kW në 40 kW për personat juridikë). Kjo lëvizje është një hap i madh drejt demokratizimit të procesit, por ka ende një numër të madh procedurash administrative që e ndërlikojnë procesin dhe duhet të bëhen ndryshime shtesë dhe të thjeshtohet procedura për vendosjen e këtyre FV-ve.

Një familje konsumon mesatarisht rreth 30 kWh energji elektrike në ditë.

Zgjidhja për rishqyrtimin e plotë të sistemit është formimi i kooperativave energjetike në nivel lokal.

Çdo familje individuale do të jetë në gjendje të prodhojë energji elektrike për nevojat e veta, dhe ta shesë tepricën përsëri në rrjet, për të qenë në gjendje ta blejë me një çmim të favorshëm kur të ketë nevojë gjatë vitit. Në këtë mënyrë, në këtë kohë krize energjetike, qytetarët do të mund ta ndihmojnë shtetin dhe me një probabilitet të lartë do të mund të parandalohen kufizimet e mundshme të energjisë elektrike. Prandaj, nevojiten stimuj për kooperativat e energjisë në vend të stimujve për kapitalin e madh.