Kontribuesit kryesorë në krizën klimatike

Gara për fitim pa i kushtuar vëmendje çmimit që e paguajmë të gjithë na ka sjellë në një situatë që në një kohë shumë të shkurtër që nga shfaqja e racës njerëzore të luftojmë për jetën tonë: Toka ekziston për më shumë se 4,5 miliardë vjet, ndërsa njeriu (Homo sapiens) ekziston vetëm për rreth 300 mijë vjet. Një kohë shumë e shkurtër për të bërë kaq shumë dëm.

Statistikat tregojnë se sektorët që emetojnë sasinë më të madhe të gazeve serrë janë energjia, transporti, bujqësia, prodhimtaria. Kështu, nga grafiku shihet se energjia ka një pjesëmarrje prej mbi 73%, por këtu përfshihet edhe transporti me pak më shumë se 16%.