Këshillat Rinorë Lokalë

Këshilli Rinor Lokal është një organ i vetëqeverisjes lokale që përbëhet nga përfaqësues të rinj të formave të ndryshme të organizimit në komunë dhe i cili ka një rol këshillues dhe përfaqësues për çështjet me interes në të rinjve në vetëqeverisjen lokale. Këshilli rinor lokal ka kryetarin/en e vet dhe zëvendës-kryetarin/en, të cilët e përfaqësojnë këshillin në komunë dhe janë të ngarkuar me mirëmbajtjen e komunikimit me nëpunësin/en për të rinjtë në vetëqeverisjen lokale.

Struktura e Këshillit Rinor Lokal

Këshilli Rinor Lokal përbëhet nga anëtarët, përfaqësuesi e formave të ndryshme të organizimit të të rinjve, dhe përveç anëtarëve, ka edhe kryetarin/en dhe zëvendës-kryetarin/en. Numri i përgjithshëm i anëtarëve të KRL-së është i ndryshëm në çdo komunë – numri i anëtarëve është tek, nuk mund të jetë më pak se pesë persona dhe nuk kalon më shumë se një e treta e anëtarëve të Këshillit të komunës. Anëtarët e Këshillit Rinor Lokal zgjedhin nga radhët e tyre se kush do të jetë kryetar/e dhe zëvendës-kryetar/e.

Këshillat rinorë lokalë zgjidhen nga kuvendet lokale të të rinjve, të cilat përbëhen nga përfaqësuesit e të gjitha formave të interesuara të organizimi të të rinjve që punojnë në komunë. Kjo formë e promovon gjithëpërfshirjen dhe bazohet në vlerat demokratike dhe mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesve të Këshillit Rinor Lokal në komunë. Një tipar kryesor i kësaj forme është që u lejon të rinjve vetë t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre, duke e bërë procesin demokratik, gjithëpërfshirës, transparent dhe llogaridhënës.

 Roli i Këshillit Rinor Lokal për të rinjtë e komunitetit lokal:

• të konsultohet me të rinjtë për çështjet dhe prioritetet e rinisë, duke e dëgjuar zërin e të rinjve;

 • t’i informojë të rinjtë për ndryshimet dhe vendimet e marra nga Këshilli i komunës për çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë;

• ta inkurajojë dhe ta promovojë pjesëmarrjen aktive qytetare të të rinjve;

• t’i përfshijë të rinjtë në vendimmarrje për çështjet rinore;

• të promovojë respekt dhe mirëkuptim reciprok për të rinjtë, ta promovojë përfshirjen dhe diversitetin.