Si punon KRL?

Që nga marsi i vitit 2022, Këshillat Rinorë Lokalë ekzistojnë vetëm në 10 komuna, gjegjësisht vetëm 12% e komunave kanë themeluar Këshill Rinor Lokal në përputhje me dispozitat e Ligjit për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore.

Këshillat Rinorë Lokalë duhet të miratojnë Strategjinë e tyre Lokale për të Rinjtë. Ajo paraqet bazën për zhvillimin e politikave lokale rinore të komunës konkrete në pesë vitet nga periudha në të cilën është miratuar strategjia.

Strategjia lokale përfshin edhe plan të veprimit për realizim me aktivitete të përcaktuara, dinamikat, bartësit e aktiviteteve dhe parashikimet e fondeve buxhetore, si dhe kushtet dhe treguesit e vlerësimit për zbatimin e Strategjisë Lokale për të Rinjtë. Strategjia Lokale për të Rinjtë, së bashku me planet e veprimit, hartohet nga komunat në bashkëpunim me Këshillin Rinor Lokal dhe zbatohet me mjete buxhetore nga komuna konkrete.