Hyrje

Mbeturinat janë materiale të padëshiruara ose të padobishme, gjegjësisht çdo material që e konsiderojmë të pavlefshëm dhe që duam ta heqim qafe pasi ta kemi përdorur.

Mbi 2 miliardë tonë mbeturina gjenerohen për çdo vit në botë. Sipas analizave, sasia e mbeturinave që i prodhojmë, deri në vitin 2050 do të rritet për 70% (d.m.th. rreth 3,4 miliardë tonë), dhe ka një lidhje midis gjenerimit të mbeturinave dhe rritjes së nivelit të të ardhurave në shtete. Kjo do të thotë se më të pasurit krijojnë më shumë mbeturina! Vendi ynë bën pjesë në kategorinë e një vendi me rritje të shpejtë dhe me zhvillim mesatar, ndërsa në periudhën në vijim do të rrisë sasinë e mbeturinave dhe nga ana tjetër si një vend kandidat për hyrje në Bashkimin Evropian do të duhet të menaxhojë me përgjegjësi me mbeturinat dhe t’i përafrojë ligjet sipas udhëzimeve të BE-së, dhe në këtë mënyrë t’i ndryshojnë shprehitë dhe vetëdijen e qytetarëve.

Parashikimet janë shqetësuese pasi më pak se 20% e mbeturinave riciklohen çdo vit, ndërsa sasi të mëdha ende përfundojnë në deponi.

Çdo mbeturinë që krijohet do të përfundojë diku. Fakti që qytetarët do t’i heqin qafe mbeturinat e tyre dhe nuk do t’i shohin, nuk do të thotë se ato janë zhdukur në mënyrë magjike, përkundrazi, çdo mbeturinë që nuk e trajtojmë siç duhet do të ketë një efekt të dëmshëm në mjedisin jetësor, gjegjësisht në tokë, ujë dhe ajër.