Greenwashing

Përshkrimi i kafshëve “të lumtura” në fusha të gjera të gjelbra në paketimet e produkteve jo vetëm që na jep një përshtypje të rreme të jetës së atyre kafshëve, por synon të na shkëputë plotësisht nga dëmi që e shkaktojnë këto industri si në aspektin e të drejtës për jetë dhe liri të kafshëve, ashtu edhe për sa i përket pasojave për mjedisin jetësor. Kjo është e njohur si Greenwashing, gjegjësisht një spin marketingu që synon të mashtrojë konsumatorin se produktet, qëllimet dhe politikat e një kompanie/industrie janë ekologjike.