Shumë njerëz nuk dinë nga të fillojnë kur bëhet fjalë për aktivizimin e komunitetit ose janë nën iluzionin se nuk kanë njohuri, kualifikime të mjaftueshme etj. E vërteta është se mund të ndryshosh gjithçka e për fillim mjafton entuziazmi, vullneti për të punuar fort, përpikshmëria dhe këmbëngulja.
Fillimisht, informohu se cilët janë hapat e nevojshëm që një komunë të bëhet e gjelbër. Nga këto hapa, zgjidh aktivitete që mund t’i kryesh në mënyrë të pavarur dhe me të cilat ndihesh rehat. Për shembull, a është patjetër që dhuratën për ditëlindje ta paketosh në qese dhe shirita zbukurues prej plastike? A është patjetër të blesh një send të ri për dhuratë, a nuk mund ta transformosh vetë një send që nuk e përdor në send të ri (upcycle), në atë rast do të më shumë vlerë? A është patjetër të shkoni me automobil në park? A nuk mund të shkoni me trotinet/biçikletë/në këmbë? A është patjetër të blesh rroba të reja nga dyqani – të gjitha bluzat duken njësoj. Pse të mos shkosh në një dyqan që shet rroba të përdorura (second hand) dhe të blesh diçka (nëse e ke patjetër të blesh) që askush nuk e ka me një çmim shumë të ulët? A mund t’i mbledhësh, lash dhe t’ia dhurosh rrobat tua të vjetra një familjeje që ka vërtet nevojë për to? A i ndani mbeturinat në shtëpinë tuaj? Është shumë e lehtë!
Nëse ka pasur stuhi dhe disa nga pemët e reja përpara ndërtesës tënde janë thyer – dil dhe përforcoji ato që të qëndrojnë drejt, vendos pak tokë midis tyre, lidhi në mënyrë që të qëndrojnë drejt dhe mbështeti nëse është e nevojshme. Ka shumë të ngjarë që t’i ndihmosh të mbijetojnë, duke kursyer kështu paratë e nevojshme për të marrë një pemë të re, punën e nevojshme për ta hequr pemën e thyer dhe për të mbjellë të renë, transportin, emetimet e gazrave serrë nëse ajo pemë lihet më pas të kalbet diku në hapësirë të hapur etj.
Gjithmonë ka mbeturina të hedhura përpara hyrjes së banesës tënde. Vendosni një kuti të thjeshtë kartoni, shkruaj një mesazh qesharak se ku e kanë vendin mbeturinat dhe luteni atyre që hedhin mbeturina kudo, që të përpiqen ta qëllojnë kutinë herën tjetër.
Shpërndaje informacionin për veprën tënde në mediat sociale për t’i frymëzuar dhe inkurajuar të tjerët, e jo për t’u mburrur. Lufta për një të nesërme më të mirë nuk ka asgjë të përbashkët me egoizmin dhe sqimën. Nëse je argëtuar, herën tjetër thirre edhe një fqinj ose shok/shoqe. Bëni një sfidë në shoqëri për aktivitetin më kreativ të gjelbër.
Mos harro – secili prej nesh mund të nxisë ndryshimin, por që ai të jetë i qëndrueshëm, duhet veprim kolektiv. |