Por, nuk duhet të drejtojmë gishtin vetëm te “fajtorët kujdestarë”, siç është industria e naftës. Pjesa më e madhe e emergjencës klimatike shkaktohet nga shprehitë e njerëzve, për shembull nga mënyra se si ushqehen shumica. Industria e mishit, e qumështit dhe e prodhimit të vezëve janë disa nga ndotësit dhe shkaktarët më të këqij të krizës klimatike. Sipas Worldwide Institute, rreth 51% e emetimeve globale të gazeve serrë shkaktohen drejtpërdrejt dhe tërthorazi nga proceset e kësaj industrie. Faktet dhe gjetjet kryesore nga Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) të OKB-së thonë se gati 44% e emetimeve të prodhuara nga bagëtitë janë në formën e metanit. Metani përfaqëson rreth 25% të sasisë totale të gazeve serrë, por është një ndotës jashtëzakonisht të fuqishëm, potenciali i të cilit për të përshpejtuar ngrohjen globale është afërsisht 80 herë më i madh se ai i CO2. Industritë e mishit dhe të qumështit përdorin rreth 30% të ujit të freskët në Tokë. Për të prodhuar një qoftere nevojiten 3 mijë litra ujë, që është e barabartë me ujin e nevojshëm për dy muaj dush për një person. 91% e shkatërrimit të pyjeve tropikale të Amazonës është për shkak të blegtorisë dhe industrive të ngjashme.