Njeriu është i varur nga energjia për prodhimin e energjisë elektrike, për transporti apo për ngrohje, e cila fatkeqësisht vjen më së shumti nga djegia e lëndëve djegëse fosile dhe është shkaktari numër një i emetimeve të gazeve serrë (2/3 e gazeve serrë janë nga sektori i energjisë).
Kriza shëndetësore me pandeminë shkaktoi një efekt domino të situatave të krizës dhe i intensifikoi krizat tashmë ekzistuese. Kriza energjetike që e përfshiu botën nuk e ka anashkaluar as Maqedoninë e Veriut, prandaj është e kuptueshme pse kaq shumë programe hulumtuese dhe zhvillimore në nivel botëror janë investuar në sektorin e burimeve të rinovueshme të energjisë.