EKOAKTIVIZMI

 Ekoaktivizmi rinor  është angazhimi i të rinjve në komunitet për të organizuar ndryshime të gjelbra. Pjesëmarrja e të rinjve në ndryshimet shoqërore përqendrohet më shumë në çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor, të orientuara drejt ajrit më të pastër, ujit, tokës, ekonomisë së gjelbër, vendeve të gjelbra punës, planifikimit të hapësirës së gjelbër dhe rregullimit të komunave, transportit të gjelbër, etj. Të rinjtë janë shtytësit kryesorë të progresit dhe eliminimit të problemeve kryesore në shoqëri, ndërsa aktivizmi është mjeti i tyre i fuqishëm për arritjen e ndryshimeve pozitive shoqërore.