Para së gjithash, planifikimi i energjisë duhet të mbështetet në parimet e qëndrueshmërisë dhe të komunitetit, gjegjësisht menaxhimin e zgjuar dhe të përgjegjshëm të burimeve dhe decentralizimin e tyre.
Orientimi drejt burimeve të rinovueshme të energjisë nuk është e vetmja zgjidhje për përballimin e krizës energjetike dhe klimatike. Efikasiteti energjetik është një segment jashtëzakonisht i rëndësishëm që nuk duhet neglizhuar. Ruajtja e energjisë së krijuar tashmë luan një rol thelbësor në reduktimin e emetimeve, ndoshta po aq e rëndësishme sa edhe tranzicioni i energjisë (nga burimet fosile në burimet e rinovueshme të energjisë).
Efikasiteti i energjisë në të vërtetë nënkupton kryerjen e të njëjtave ose një serie më të madhe të aktiviteteve me të njëjtën sasi ose me më pak të energjisë së konsumuar dhe me më pak emisione të dyoksidit të karbonit në atmosferë.
Efikasiteti i energjisë sjell përfitime të mëdha në jetën e përditshme:
reduktim të nevojës për të importuar energji,
• ngrohje dhe ftohje më efikase,
• kursim i mjeteve,
• cilësi më të mirë të mjedisit jetësor,
• ulje të rrezikut nga sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga substanca të dëmshme, e të cilat janë rezultat i prodhimit të energjisë,
• rritje të numrit të vendeve të punës dhe
• rritje të zbatimit të burimeve të rinovueshme të energjisë.
Shembuj:
• Nëse një dritare me xham me një shtresë zëvendësohet me një dritare me efikasitet energjie, atëherë dritarja e re do ta pengojë humbjen e nxehtësisë në sezonin e ngrohjes. Pra, do të shpenzohet më pak energji termike për të arritur të njëjtën temperaturë në dhomë. Në verë, dritarja efikase nuk do të lejojë që nxehtësia nga jashtë të hyjë në dhomë, kështu që kondicioneri do të funksionojë shumë më rrallë dhe për një kohë më të shkurtër se më parë – kursehet energjia elektrike, e po ashtu rritet edhe rehatia.
• Nëse një pajisje elektrike, si frigoriferi ose lavatriçeja, ose një pajisje zyre si printeri ose kompjuteri, zëvendësohet me një model më efikas, atëherë pajisja e re do të ofrojë të njëjtin shërbim, por do të përdorë më pak energji elektrike.
Shembuj idealë janë shtëpitë/shkollat pasive