Kur marrim parasysh të gjitha format, organet, politikat dhe shërbimet që mund t’i përdorin të rinjtë, megjithatë mbetet një pyetje kyçe: Si mund t’i përdorim të gjitha këto mundësi për të luftuar për mbrojtjen e mjedisit jetësor?
1. Në dispozicion i ke: organizatat rinore, organizatat për të rinjtë, organizatat ombrellë, organizatat e shkollave të mesme/studentëve ku mund të drejtohesh për ndonjë iniciativë konkrete. Mendo se cila formë të përgjigjet më shumë dhe ku mund ta orientosh aktivizmin tënd. Nëse nuk jemi të informuar për mundësitë dhe mënyrat e pjesëmarrjes së të rinjve, ato do të mbeten të papërdorura dhe nuk do t’i përfshijnë plotësisht të gjitha kërkesat. Njihu me organizatat rinore që punojnë në çështjet ekologjike.
2. Edhe pse Ligji për Pjesëmarrjen e të Rinjve mundëson formimin ligjor të organeve, strategjive dhe shërbimeve për të rinjtë – ai në masë të madhe mbetet i pazbatuar. Kështu, ligji nuk duhet pranuar si procedurë e përfunduar dhe duhet të vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e tij. Kontrollo nëse ka KRL në komunën tënde, e nëse nuk ka, pyesni pse dhe kur do të formohet. Nëse ka, atëherë pyet nëse KRL-ja merret me mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe si i përfshin të rinjtë për këtë qëllim.
3. Shpesh pjesëmarrja e të rinjve mund të përdoret nga institucionet, qytetarët e moshuar, shkollat. Njihe pjesëmarrjen tënde përmes shkallës dhe aktivizohu për ta avancuar pjesëmarrjen derisa të rinjtë të vendosin në mënyrë të barabartë në bashkëpunim me të gjithë të tjerët për çështje të rëndësishme shoqërore.4. Të rinjtë nuk janë në të njëjtin vend, në të njëjtën shkollë, fakultet, qytet, fshat, moshë, nuk i kanë të njëjtat dëshira dhe hobi, nuk kanë qasje të njëjtë në teknologji dhe nuk kanë kërkesa dhe nevoja të njëjta. Të rinjtë nuk janë një kategori homogjene. Mendo për kategoritë e ndryshme të të rinjve në mjedisin tënd dhe se si mund të dëgjohen nevojat e tyre.