Çfarë ka në mbeturinat tona?

Analizat e mbeturinave tregojnë se madje 44% e totalit të mbeturinave janë mbeturina organike, pastaj vijnë letra dhe kartoni me 17%; plastika përbën 12% të mbeturinave komunale; metalet zënë 4 për qind; drunjtë 2%; goma dhe lëkura me 2%: xhami me 5%; dhe fraksionet e tjera përbëjnë 14%. Mbi 30% e këtyre mbeturinave përfundojnë të hedhura në deponi të hapura të pakontrolluara që rezulton në emetimin e gazeve serrë të barabartë me 1,6 miliardë ton CO2, gjegjësisht 5% të emetimeve globale. Fakti më i habitshëm është ajo se afërsisht 50% e atyre emetimeve shkaktohen nga mbeturinat ushqimore. Në nivel global, 40% e ushqimit të prodhuar hidhet!

Vetëm ushqimi i humbur në ferma është i mjaftueshëm për të ushqyer katër herë më shumë njerëz sesa janë të uritur në botë.

Nuk është vetëm toka jonë që ndotet nga menaxhimi i gabuar i mbeturinave. Aktualisht në oqeanet e botës ka midis 75 dhe 199 milion ton mbeturina plastike.

20% e të gjitha mbeturinave plastike në dete dhe oqeane përbëhen nga rrjetat e peshkimit, litarët dhe penjtë për peshkim. 32% e mbeturinave plastike të gjetura përbëhen nga filtra cigaresh, 9% nga ambalazhet e ushqimeve, 8% nga kapakët e shisheve dhe 6% takëm për ushqime. Enët dhe takëmet për një përdorim prej plastike dhe polisteroli janë disa nga llojet më të zakonshme të mbeturinave në dete dhe oqeane.