Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit është ndotja e mjedisit të brendshëm ose të jashtëm nga çdo agjent kimik, fizik ose biologjik që i ndryshon karakteristikat natyrore të atmosferës.
Objektet industriale, zjarret në pyje, sobat e vjetruara për ngrohje të amvisërive dhe automjetet janë burime të zakonshme të ndotjes së ajrit. Ndotësit që e kërcënojnë më shumë shëndetin publik janë grimcat e ngurta (PM2.5 dhe PM10), monoksidi i karbonit, ozoni, dioksidi i azotit dhe dioksidi i squfurit. Ndotja e ajrit shkakton sëmundje të frymëmarrjes dhe sëmundje të tjera, si dhe vdekje të parakohshme.
